Futboll Sport

KUPA E SHQIPËRISË/ Faza 1/16: Shmangen përplasjet mes skuadrave të Superiores

E mërkurë e ngjeshur me ndeshje të fazës së 1/16 të Kupës së Shqipërisë. Pavarësisht se ky raund shmang përplasjet e mëdha, nuk mungojnë përplasjet interesante mes skuadrave të të njëjtit nivel. Sigurisht që skuadrat e Superiores gjejnë ekipe të Kategorisë së parë dhe nuk pritet të ndodhë ndonjë surprizë sa u përket kualifikimit.

Për Skënderbeun kampion në fuqi misioni i mbrojtjes së trofeut nis nga përballja me Veleçikun, Partizani gjen Tërbunin, ndërsa Tirana dhe Flamurtari, mund të përplasen që në raundin e dytë, por më parë duhet të kalojnë respektivisht Ilirinë dhe Shkumbinin.

Kukësi do të ketë përballë skuadrën modeste të Orikut, ndërsa Vllaznia do të provojë forcat me Burrelin, skuadër me të cilën do të ndeshet brenda pak ditësh, pasi në fundjavë do ta vizitojë këtë qytet për ndeshjen e kampionatit të Kategorisë së Parë.

Turi i Parë (1/16)
Data 12.09.2018 dhe 26.09.2018

Grupi A Grupi B
Veleçiku-Skënderbeu (A1) Oriku-Kukësi (B1)
Vora-Luftëtari (A2) Naftëtari-Laci (B2)
Tërbuni-Partizani (A3) Shkumbini-Flamurtari (B3)
Besa-Kamza (A4) Turbina-Teuta (B4)
Burreli-Vllaznia (A5) Shënkolli-Lushnja (B5)
Korabi-Kastrioti (A6) Iliria-Tirana (B6)
Dinamo-Egnatia (A7) Tomori-Bylis (B7)
Besëlidhja-Erzeni (A8) Pogradeci-Apolonia (B8)

Turi i dytë eliminator (1/8)
Data 23.01.2019 dhe 06.02.2019

Ekipet e kualifikuara në fazën e dytë eliminatore, do të luajnë ndeshjet me sistem vajtje-ardhje sipas
skemës së mëposhtme:
Grupi A Grupi B
A8 – A1 (C1) B8 – B1 (T1)
A7 – A2 (C2) B7 – B2 (T2)
A6 – A3 (C3) B6 – B3 (T3)
A5 – A4 (C4) B5 – B4 (T4)

Turi i tretë eliminator (1/4)
Data 13.03.2019 dhe 27.03.2019
Ekipet e kualifikuara në fazen e tretë eliminatore, do të luajnë ndeshjet me sistem vajtje-ardhje sipas
skemës së mëposhtme:
Grupi A Grupi B
C4 – C1 T4 – T1
C3 – C2 T3 – T2

Turi i katërt Eliminator (1/2 Finale)
Data 24.04.2019 dhe 08.05.2019
Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste hidhet short i lirë ndërmjet 4 ekipeve të kualifikuara në këtë
tur.

Finalja do të zhvillohet në datën 30 maj 2019.

Related posts

Juventus është “mbretëresha” e blerjeve “gratis”!

Q.Autor

NË ANGLI E URREJNË TË GJITHË/ Sulmuesi i Palas kërcënohet edhe me vdekje

Isa.Autor

Përfundon pjesa e parë Luftëtari-Kamza, ja rezultati

Q.Autor

Leave a Comment