Futboll Premier League Sport

BELGU BËHET ME “SHTËPI”/ Everton ofron 40 milionë euro për sulmuesin e Chelseat

Michy Batshuayi pritet të luajë sërish në Premier League këtë sezon. Sulmuesi belg, që është në pronësi të Chelsea këtë sezon, gjatë fazës së parë ka qenë i huazuar te skuadra spanjolle e Valencia, ku në 15 ndeshje realizoi vetëm 1 gol. Gjithsesi, Batshuayi do të rikthehet që në janar te Chelsea, që po këmbëngul për ta sistemuar sërish në një ekip tjetër sulmuesin 25-vjeçar.

Për belgun është interesuar sot skuadra e Everton, që është gati të paguajë 40 milionë euro për ta blerë tërësisht kartonin e lojtarit, për t’i dhënë fund ecejakeve të tij. Kjo shumë duket e kënaqshme edhe për skuadrën e Chelsea, që në këtë mënyrë do të siguronte paratë e nevojshme për të sjellë në “Stamford Bridge” sulmuesin argjentinas Gonzalo Higuain.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, skuadra e Everton e pëlqen shumë lojtarin belg, që i përshtatet shumë skemave të skuadrës së trajnerit Marco Silva, ndaj marrëveshja duket pranë. Sulmuesi Michy Batshuayi ka luajtur 32 ndeshje në total për Chelsea, ku ka realizuar 7 gola, një lojtar që gjithnjë është lënë në stol nga trajneri Conte, ndërsa Sarri nuk e mori fare në konsideratë.

Related posts

SKËNDËRBEU-VLLAZNIA/ “Korçarët” si bunker, “Shkodranët” besojnë tek Dilaveri. Ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

VIDEO/ Messi tërheq zvarrë 4 futbollistë, çmendet komentatori arab

Q.Autor

Panucci s’e grumbulloi në Kombëtare, reagon Ansi AGOLLI: Duhet me qesh se s’bo (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment