Futboll Seria A Sport

BLEN 100% TË AKSIONEVE/ Bëhet president klubi ish-mesfushori i Italisë…

Ish-futbollisti i Romës Juventusit dhe Milanit, Alberto Akuilani ka njoftuar se është bërë president i një klubi. Ai ka blerë Spec Montesakro 1908, pikërisht klubin ku nisi karrierën e tij si futbollist. 34-vjeçari ka luajtur fillimisht me këtë ekip, përpara se të dilte nga akademia e Romës.

“Aventura ime ka nisur këtu në një fushë dheu të Montesakros, shtëpia ime e futbollit. Nga këtu kam nisur këtë udhëtim të mbushur me sakrifica dhe angazhim të madh që më mundësoi të vesh fanella të famshme duke luajtur në stadiume të mëdhenj. Kam arritur shumë, por nuk e kam harruar herën e parë që kam luajtur futbollt. Do të jetë një sfidë e re për mua, por falë vlerave dhe mësimeve që më ka dhënë familja, jam i sigurt se do të jap më të mirën”, shkruante në rrjetin social “Instagra” ish-mesfushori i Italisë. Ai ka blerë 100% të aksioneve të klubit.

Related posts

Watford ndërhyn për Deulofeun, rritet konkurrenca për Napolin dhe Interin

Q.Autor

Barcelona kërkon mesfushorin e Lazios

Sadik.Autor

TRIUMFUAN ME “POKER”/ Ja momenti kur portieri i Liverpool pëson dëmtimin e çuditshëm (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment