Futboll Premier League Sport

“Blerja më e keqe e historisë, na e futën ata që…”, Mbrojtësi zviceran në qendër të kritikave

Transferimi i mbrojtësit Stephan Lichtsteiner nga Juventusi tek Arsenali u prit me bujë verën e kaluar edhe pse bëhej fjalë për një 35-vjeçar, në fundin e karrierës së tij. Dhe pas 6 muajsh te “topçinjtë”, mbrojtësi zviceran është në qendër të kritikave. Madje tifozët nuk e duan më dhe nuk janë dakord që ai të luajë më për fanellën e Arsenal.

Gjithsesi, tek Arsenal, Hector Bellerin do të qëndrojë për një periudhë të gjatë jashtë fushe, i dëmtuar dhe do të jetë Lichtsteiner ai që do ta zëvendësojë, duan apo nuk duan tifozët. “Qëndron vetëm në zonën e tij dhe nuk del asnjëherë nga gjysmëfusha”, kanë qenë komentet e tifozëve të Arsenal, që shtojnë: “Nuk vlen asnjë qindarkë, paguam shtrenjtë për ta marrë”.

“Mbetet blerja më e keqe e historisë, na e futën ata të “zonjës së vjetër”, pasi ai duhej të vinte me parametrin zero”, komentojnë tifozët e Arsenal. Lichtsteiner asnjëherë nuk ëhstë përshtatur me skemat e Unai Emery. Gjithsesi, mbrojtësi i ka kundërshtuar kritikat. “Nëse do ta dija që nuk mund të luaj më do të tërhiqesha nga sporti. Unë e di që mund të jap ende”, tha Lichtsteiner.

Related posts

Letra e Insignes: Titullin për qytetin, zoti i Napolit është Diego

Q.Autor

Ja sa para i ka ofruar Reali Ronaldos për të qëndruar

Sadik.Autor

ITALIA RIKTHEHU TROFEUN PAS 53 VITESH/ Ja shpërblimi që do të marrin “Azzurrët” dhe trajneri Mancini…

Delo.autor

Leave a Comment