Futboll Premier League Sport

CHELSEA GODET NË MERKATO/ Ble talentin Pulisic nga Dortmund për 64 mln euro

Christian Pulisic është një lojtar i Chelsea. Lajmi është zyrtarizuar nga të dy ekipet por amerikani do të qëndrojë deri në fund të këtij sezoni tek Borussia Dortmund dhe më pas do i bashkohet londinezëve.

Chelsea ka blerë kartonin e amerikanit të talentuar për plot 64 mln euro dhe ka mposhtur konkurencën e disa ekipeve të tjera që e kërkonin ta afronin në skuadër një nga lojtarët më premtues dhe të talentuar.

Kalimi zyrtarisht i mesfushorit me tipare sulmuse tek Chelsea hap spirale të reja për largimin e belgut Eden Hazard në La Liga ku Real Madrid e kërkon me ngulm. 20 vjeçari që kur ka bërë debutimin në vitin 2016-të me Dortmundin në 115 ndeshja ka shënuar 15 gola.

Related posts

KUKËSI-PARTIZANI/ “Verilindorët” i plotë përballë “Demave”, ja si ndryshojnë formacionet e ekipeve

Delo.autor

FRIKË TEK BAYERN/ Real Madrid po përgatit ofertën për mbrojtësin gjerman

Isa.Autor

HIJA E CONTES/ Deklarata e parë sezonale, GATTUSO sqaron tifozët kuqezinj

Isa.Autor

Leave a Comment