Futboll La Liga Sport

ANALIZA/ Real Madrid me 5 të paprekshëm, yjet Isco dhe Kroos në telashe

Zinedin Zidan siguron gjithmonë se është 100% me futbollistët e tij, por në orën e së vërtetës ai duhet të zgjedhë vetëm 11 lojtarë. Është një trajner që i shpërndan minutat për skuadrën e tij, por gjithmonë ka një bërthamë dhe një grup lojtarësh që luajnë gjithmonë. Në këtë fillim të sezonit mund të themi se ai ka 5 lojtarë të paprekshëm.

SHTYLLA KURRIZORE – Duke parë minutat e akumuluara në 10 ndeshjet e para të sezonit, shtylla kurrizore e Realit ka luajtur më shumë se 500 minuta. Ata janë 5 lojtarë dhe nuk ka surpriza: Kurtua, Benzema, Varan, Kasemiro dhe Ramos. Portieri belg është i vetmi që i ka luajtur të gjitha, ndërsa Karim dhe “Kase” kanë luajtur në 10 ndeshje, por jo të gjitha minuat. Dy mbrojtësit kanë humbur nga një ndeshje.

VALVERDE “ZBULIM” – Pas këtij grupi që ka gjithmonë besim, është një lojtar që surprizon: Federiko Valverde. Uruguaiani ka marrë pjesë në 10 ndeshjet e para me 734 minuta, 8 herë si titullar, 2 më shumë sesa Luka Modriç. Ai ka grumbulluar 551 minuta. Zinedin Zidan ka gjetur motive të shumta për t’i besuar Valverdes, i cili gjithashtu ka edhe instiktin e golave: 3.

ISKO NË RËNIE – Protagonisti tjetër, por në aspektin negativ është Isko. Mesfushori madje u ankua pse nuk po luante dhe ka arritur të grumbullojë vetëm 177 minuta të shpërndara në 5 ndeshje në La Liga.

Ende nuk ka debutuar në Ligën e Kampionëve. Ai ka luajtur më pak nga të gjithë, përfshirë këtu edhe Luka Joviçin, i cili ka 201 minuta. Isko po kalon etapën më të vështirë si lojtar profesionist dhe ka humbur vendin edhe në kombëtaren spanjolle.

KROS, ME ALTERNIM – E çuditshme që ta shikosh gjermanin kaq poshtë në renditje. Ai ka marrë pjesë në 10 ndeshje, por ka qenë titullar vetëm në 6. Sigurisht që ai ka luajtur ato më të rëndësishme si ndaj Barcelonës, Gladbahut dhe Interit. Mirëpo Kros ka më pak minuta sesa Vinicius dhe Asensio. Braziliani me 527 minuta ka përfituar nga dëmtimi i Hazardit dhe majorkeni ka pasur besimin e Zidanit.

RODRIGO – Shumë ndeshje dhe pak minuta. Heroi i sfidës me Interin është i 12-ti në renditje për ndeshje të luajtura, por i 17-ti për minuta. Ndoshta goli në Champions do t’i japë më shumë besim.

Related posts

COPPA ITALIA/ I jashtëzakonshëm, Perin ndëshkon Juventus me një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON SEKRETIN PËR BASHKËKOMBASIN E TIJ/ Lautaro Martinez: Ai është vendimtar në suksesin tim tek Inter

Delo.autor

LIVE/ Luftëtari-Tirana, Starton sfida në Gjirokastër

Delo.autor

Leave a Comment