Futboll Sport

CHELSEA NUK NDALET ME HIGUAIN/ Kërkon edhe yllin e Barcelonës (FOTO)

Jo vetëm Gonzalo Higuain, pasi në radarin e skuadrës së Chelsea është edhe sulmuesi brazilian Philippe Coutinho. Sipas mediave britanike, “blutë” e Londrës janë gati të ofrojnë 100 milionë stërlina për të rikthyer Coutinho në Premier League. Transferim që pritet të realizohet që në merkaton e janarit.

Braziliani mbërriti janarin e kaluar me shumë bujë te skuadra e Barcelonës, por me kalimin e muajve “ylli” i tij u shua shpejt, duke gjetur gjithnjë e më pak hapësira te skuadra “blaugrana”. Kohët e fundit është përfolur për një transferim të Coutinho te Manchester United, por asgjë konkrete. Ndërsa Chelsea duket se është më i vendosur për të realizuar këtë transferim, duke paraqitur edhe një ofertë konkrete.

Barcelona pagoi 142 milionë stërlina një vit më parë për të marrë sulmuesin 26-vjeçar, që ka luajtur 35 ndeshje me fanellën e Barcelonës dhe realizuar 12 gola (këtë sezon ka luajtur vetëm 10 ndeshje). Për Coutinho ky është një rikthim në Premier, ku më parë është aktivizuar me Liverpool. Duket se sulmuesi Brazilian do të jetë zëvendësuesi i Eden Hazard, që është përfolur se shumë shpejt do të transferohet te Real Madrid.

Related posts

Emily Ratajkowski “çmend” fansat në rrjetet sociale

Sadik.Autor

NDËRHYRJE HORROR/ Futbollisti i Venezuelës rrezikoi t’i thyente këmbën Leo Mesit (VIDEO)

Delo.autor

E ÇUDITSHME NË RUMANI/ Skuadra harron lojtarin në stadium, shikoni momentin kur i ndjek me vrap (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment