Gossip

KAM LUAJTUR KUNDËR ZLATAN IBRAHIMOVIÇ/ Këngëtar shqiptar bën deklaratën befasuese (FOTO)

Blero është një nga këngëtarët më të pëlqyer të skenës shqiptare. Së fundmi, i ftuar në “Prive”, ai ka treguar disa detaje vërtetë interesante nga jeta e tij.Ndër të tjera, Blero ka zbuluar se sa vite më parë kishte patur rastin të luante kundër futbollistit të njohur, Zlatan Ibrahimovic.“Kur kam qenë më i ri, isha aktiv në futboll, në Suedi. Më ka rënë të luajë një herë kundër futbollistit shumë të famshëm, që tani njihet në gjithë botën, Zlatan Ibrahimovic”, ka rrëfyer këngëtari.

Gjithashtu, Blero ka shtuar se ekipi i tij kishte zhvilluar ndeshje kundër ekipit të futbollistit, për kupën e Suedisë.“Ka qenë një ndjenjë interesante, në atë kohë ishte normale veç lojë, por tani pas 15-16 vitesh, ai është bërë yll i botës në futboll, është legjendë. Është interesant kur i thua dikujt që unë kam luajtur kundër tij”, ka thënë Blero.

 

Related posts

Motorë, shpërthime dhe 35.000 pengje/ Ish-ylli i Wrestling duhet të shpëtojë “Upton Park” (VIDEO)

Sadik.Autor

U AKUZUA PËR DHUNË NGA ISH-E DASHURA/ Reagon tenisti Zverev: Gjithçka është një mashtrim dhe…

Delo.autor

PAS DISA JAVËSH LIDHJE/ Mesfushori Zaniolo bën hapin e rëndësishëm, i prezanton të dashurën seksi… të ëmës

Delo.autor

Leave a Comment