Futboll Sport

CIKALLESHI NDËRRON EKIP NË TURQI/ Kavajasi sqaron gjithçka: Ika nga Goztepe për 2 arsye, tani firmos tek…

Sulmuesi shqiptar, Sokol Cikalleshi, nëpërmjet një postimi në Instagram, ka zyrtarizuar edhe lëvizjen e tij në këtë merkato janar. Ai bën me dije se është larguar nga Goztepe prej hapësirave të pakta, dhe faktit që tashmë mund të kalonte tek një ekip tjetër në Turqi.

Bomberi kavajas, bën me dije se është klubi i Akhisarsporit, i cili ka blerë kartonin e tij nga Omsanlispori, që e kishte lënë në huazim te Goztepe, dhe tashmë ka firmosur për 3.5 vite.

POSTIMI I SOKOL CIKALLESHIT

Une tashme nuk jam me pjese e klubit Goztepe! Une dhe menaxheri im vendosem te shkepusim marredheniet profesionale me mirkuptim me klubin per 2 arsye: 
E para : Pasi hapesirat e mia per te luajtur ishin te pakta dhe per shume arsye kjo vazhdoj shume gjate ! 
E dyta : U hap drita jeshile per te levizur tek cilido klub ne superlig ne merkaton e janarit !Faleminderit Goztepe per bashkepunimin edhe pse te shkurter qe kaluam bashke ! Qe nga sot me shume lumturi bej me dije qe mes 3 ofertave qe kisha zgjodha ekipin ku ndjehem si ne shtepi qe me hapi dyert pa hezitim per tme bere pjese te tyrin ,Akhisarspor! Presidenti i ekipit bleu perfundimisht kartonin tim nga klubi Osmanlispor dhe bashke firmosem nje kontrate 3.5 vite ! Falenderoj klubin Osmanlispor per gjetjen e gjuhes se perbashket dhe i uroj suksese te metejshme ! Jam shume i uritur per te luajtur dhe po pres me padurim te zbres ne fushe per ekipin tim te ri ! Sokol Cikalleshi !

Related posts

PREZANTON PROJEKTIN PËR STADIUMIN E RI/ Flet Presidenti i “Kuqezinjve”: Ja pse kemi zgjedhur ta ndërtojmë me Interin

Delo.autor

ZINEDIN ZIDANE REFUZOI POSTIN E TRANJERIT/ Por për drejtorin e përgjithshëm ka një kusht…

F.autor

Vettel: Hockenheim shans unik, fitore në garën e shtëpisë

Sadik.Autor

Leave a Comment