Futboll Seria A Sport

CR7 HUMB “SHËNJESTRËN”/ Ja statistika shqetësuese për Ronaldon

Deri më tani ka shënuar 15 gola në kampionat. Një numër relativisht i mirë për Kristiano Ronaldon: debutimi i tij në Serinë A është në rrugën e duhur. Shpesh, falë portugezit, Juventusi ka arritur të marrë fitoret që e kanë fiksuar në vendin e parë në kampionat, por edhe në rastet kur nuk ka arritur të shënojë është kujdesur që protagonist të jenë shokët e skuadrës.

KUJTESË – Megjithatë, kur bardhezinjtë transferuan pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, shumë prej tifozëve sillnin në kujtesën e tyre golat e portugezit përmes goditjeve të dënimit dhe një pjesë e mirë e tyre fërkonin duart kur kujtonin pikërisht këto lloj golash, por te “Zonja e Vjetër” një gjë e tillë nuk po ndodh: CR7 në fakt pas vështirësive që hasi në tri ndeshjet e para u përshtat më së miri me mbrojtjet e ekipeve italiane dhe nga momenti kur ka zbarkuar te bardhezinjtë ka finalizuar në forma dhe mënyra të ndryshme (9 herë me të djathtën, 4 me të majtën, 4 me penallti, 1 me kokë), por asnjëherë me goditje standarde, ish-specialitet i tij.

E FUNDIT NË BOTËROR – 13 herë ka tentuar të realizojë nga një situate faulli dhe një asnjërën prej tyre nuk ka arritur dot të festojë. Goli i fundit që pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka arritur të shënojë me goditje dënimi ishte në Botëror, në takimin Portugali-Spanjë (3-3). Pak rëndësi (së paku për momentin) ka mënyra sesi finalizon Ronaldo, për Juventusin vlen që sulmuesi të shënojë.

SFIDA PËR 2019-ën – Dhe nëse nuk shënon CR7, as “snajperët” e tjerë të Juves nuk gjejnë rrjetën nga faulli. Pra, sfida e parë e Kristianos për 2019-ën do jetë regjistrimi në klasifikimin e golashënuesve “nga vendi”, ku për momentin kryeson shoku i skuadrës Miralem Pjaniç (15 gola).

Related posts

CHELSEA NË UDHËKRYQ/ Hysaj i padëshirueshëm në merkato, shafq interes një tjetër klub

Delo.autor

KËRKOHET ME NGULM NGA CONTE/ Tottenham hidhet në sulm, pranë marrëveshjes me yllin e Milan-it…

Delo.autor

Pas shqiponjës së Xhakës, shikoni tifozët serbë çfarë po bëjnë

Sadik.Autor

Leave a Comment