Bundesliga Futboll Sport

PO SHKËLQEN NË BUNDESLIGA/ Raiola zbulon planet e talentit Haaland dhe bën parashikimin e frikshëm

Ka qenë menjëherë protagonist me Borussia Dortmund.

Erling Braut Haaland, ish-sulmuesi i ri i Salzburg-ut, ka vazhduar të shënojë edhe pas transferimit të tij në Gjermani. Një lajm i mirë për klubin e tij të ri dhe për menaxherin e tij Mino Raiola.

Dhe ka qenë pikërisht menaxheri që ka folur për  shtatlartin norvegjez: “Mendoj se transferimi në Gjermani ka qenë lëvizja e duhur për të”, ka thënë Raiola për Sky Sports News.

“Nëse flasim për Premier League si pikën më të rëndësishme të piramdës, atëherë duhet të bësh kujdes kur shkon atje. Haaland po përgatitet në mënyrën më të mirë të mundshme. Është kaq i ri, sa ka kohë për të shkuar atje”.

“Cili klub e donte me të vërtetë? Ka qenë afër shumë klubeve, por nuk them se cilët. Tregolëshi në debutimin me Dortmund? Nuk jam befasuar. Nuk e di se kush mund të jetë befasuar. E vetmja gjë që bën qëkur e kam takuar është të shënojë gola. Është një djalosh i lindur për të shënuar dhe e di se do të vazhdojë kështu”.

Një parashikim i frikshëm për kundërshtarët e ardhshëm të Haaland.

Related posts

Manchester City bën blerjen e parë, Napoli i fal mesfushorin

Isa.Autor

Vllaznia, pikët në trasfertë për të siguruar mbijetesën

Sadik.Autor

DO TË LUHET NË STADIUMIN E ATLETICOS/ Ja çmimet e “çmendura” të biletave për finalen e Championsit

Delo.autor

Leave a Comment