Futboll Premier League Sport

“DASHURI ME SHIKIM TË PARË”/ Higuain “RILIND” në një ndeshje në stol tek Chelsea

Gonzalo Higuain i dha fund “vuajtjeve” me Milanin në Itali duke u larguar për te Chelsea pas një sërë problemesh që argjentinasi shfaqi si në aspektin sportiv edhe në atë mental.

Me kuqezinjtë u mësuam ta shohim të xhindosur e të gatshëm për çdo sherr të mundshëm që ndodhte në fushë. Sarri e shpjegoi shpërthimin e tij nga dëshira që ka ai për të fituar, dhe trajneri duket se njeh mirë sulmuesin e tij.

Në ndeshjen e djeshme që Chelsea fitoi ndaj Tottenham me penallti për Carabao Cup, Higuain nuk u regjistrua në kohë për të luajtur në këtë ndeshje. Gjithsesi, kjo nuk e ndali klubin londinez ta prezantojë atë para tifozëve, të cilët e mirëpritën me duartrokitje dhe ovacione.

Në penalltinë e fundit të shënuar nga David Luiz (që i dha kualifikimin për në finale Chelseas), Higuain shpërtheu në festë, duke rikthyer buzëqeshjen në fytyrën e tij, pas gjashtë muajsh zhgënjimi në Milano.

Festa e tij ka vijuar edhe në dhomat e zhveshjes, aty ku ka nguruar ta ndajë gëzimin me trajnerin Sarri. Teksa tifozët ndihet të ekzaltuar për blerjen e tyre më të re, me shpresën se do i japin fund thatësirës në sulm me epokën Diego Costa dhe Alvaro Morata.

Related posts

“KURORËZIMI” I PARTIZANIT NË KAMPIONAT/ Armand Duka uron “Demat”: Të na përfaqësojnë sa më lart në… (FOTO)

Delo.autor

Tottenham Hotspur shfaq interes për mbrojtësin e Interit

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Çerekfinalet e Kampionatit Europian, ja parashikimet e katër sfidave…

Delo.autor

Leave a Comment