Gossip

DASHURIA NUK NJEH MOSHË/ Ylli i Real Madridit bën “GOLIN” më të bukur “JASHTË LOJE” (FOTO)

Ai është 20 vjeç, i huazuar tek Borussia Dortmund nga Real Madrid dhe është konsideruar si një ndër mbrojtësit e djathtë më premtues në botë. Është Achraf Hakimi që ka bërë “golin” më të bukur jashtë fushe pasi është në një histori dashurie me një ndër aktoret më të bukura në botë, Hiba Abouk. Vetëm se nga këndvështrimi i disave mund të shihet si “gol” në pozicion jashtë loje, pasi ajo është 12 vite më e madhe se ai. Por dashuria nuk njeh moshë, kështu të paktën është thënë ndër vite.

Hiba njihet për rolin në e Fatimas në një serial shumë të njohur në Spanjë “El Principe”. Ka lindur në Madrid, më e vogla e familjes, dashuron flamengon dhe gjuhët e huaja (ajo flet spanjisht, arabisht, frëngjisht, anglisht dhe italisht).

Ajo e ka quajtur Acraf, “burrin e jetës së saj” dhe po mendon të bëhet nusja e tij që nga momenti i zyrtarizimit të lidhjes së tyre, një vit më parë.

A mund ta konsiderojmë golin e vitit 2018 jashtë fushe, apo jo?

Related posts

I MAGJEPS TË GJITHË ME LINJAT E SAJ TRUPORE/ Sara, modelja italiane që e ka Juventusin në zemër (FOTO)

Delo.autor

“TË ZGJODHA 18 VITE MË PARË DHE DO TË ZGJIDHJA SËRISH”/ Luis Suarez dedikim emocionues bashkëshortes: Të dua me gjithë shpirt

Delo.autor

PAS LIDHJES SË GJATË ME BLOGEREN/ El Shaarawy ndahet nga e dashura “historike”, shkak bëhet… Mourinho

Delo.autor

Leave a Comment