Gossip

DASMA DHE CELEBRIME/ Cilët futbollistë do i japin fund beqarisë këtë vit? (FOTO)

2019-ta do të jetë një vit i mbushur me dasma dhe celebrime nga bota e futbollit. Shumë lojtarë dhe trajnerë do t’i japin fund beqarisë këtë verë pas mbylljes së kampionatit. Shumë prej dasmave janë kandidate për t’u shpallur dasmat e vitit (edhe kjo është një garë që kërkon përkushtim dhe energji).

Duke pasur parasysh natyrën kompetitive të Ronaldos me shumë mundësi do të jetë rivali kryesorë në këtë garë. Disa muaj më parë u zbuluan edhe disa detaje të dasmës së Georginës me Ronaldon, por u hodhën poshtë nga ylli Juventus-it.

Kevin Trapp dhe supermodelja braziliane Izabel Goulart, pritet të hedhin këtë hap pas dy vitesh lidhjeje. Pas kampionatit botëror 28 vjeçari fluturoi drejt saj për t’u ulur “në gjunjë”. Përgjigjja ishte “PO” e më tej u postua një foto e unazës së diamantit në Instagram.

“Nuk kam fjalë të përshkruaj këtë moment magjik. Të dua Izabel, bashkëshortja ime e ardhshme,”- ka shkruar Trapp.

“Se shpejti, zonja Trapp. Kur takon njeriun që të ndryshon jetën në çdo sens, je e sigurt që është i duhuri,”-ishte përgjigjia e saj.

Jo vetëm Ronaldo por edhe trajneri i tij Massimiliano Allegri do të lidhë kurorë me Ambra Angiolini-n këtë verë. Për trajnerin kjo nuk është martesa e parë pasi në 1994 është martuar me Gloria-n me të cilën ka edhe një vajzë.

Diego Simeone e ka mbyllur vitin me lajmin që ka vendosur të hedhë hapin e madh me Carla Pereyra në 2019-tën. Trajneri i Atletico Madrid i ka propozuar të dashurës për martesë gjatë pushimeve të Krishtlindjeve duke i vënë në gisht një unazë Cartier me vlerë 5.000 euro. Çifti është lidhur para katër vitesh, por ky vit nuk do të jetë special vetëm pasi do të martohen por do të sjellin në jetë vajzën e dytë.

Portieri i Chievo, Stefano Sorrentino do të martohet me të dashurën e tij Sara Ruggeri këtë vit. Stefano nuk i dhuroi vetëm zemrën, një unazë por edhe dorezat e tij mbi të cilat kishte shkruar kërkesën.

Sergio Ramos dhe Pilar Rubio janë një ndër çiftet e preferuar në median rozë në Spanjë. Dasma e tyre duhet të jetë një super event. Kapiteni i Real Madrid-it dhe prezantuesja kanë 6 vite së bashku dhe janë prindër të tre djemve (Sergio Jr, Marco dhe Alejandro).
Ramos do të martohet këtë verë, vendi nuk është specifikuar ende por Pilar ka paraprirë duke thënë se do të jetë një vend i rëndësishëm për të dy.

Dhe së fundmi lajmi më i “freskët” për martesë, ish-lojtari i Milanit Kaka do të martohet për herë të dytë, këtë herë me një Carolina tjetër, modelen Carolina Diaz. Ishte braziliani që e publikoi nëpërmjet një fotoje në Instagramin e tij duke shkruar:

“Me ke bërë mashkullin më të lumtur në botë, ti do të jesh femra më e lumtur në botë. Të dua.”

Related posts

ALLEGRI JEP DIVORCIN ME JUVENTUS/ Rrjeti “shpërthen” me MEMET, ja pikantet

Delo.autor

Tifozet seksi të Europianit, vënë në siklet edhe Ze Marian

Sadik.Autor

Ja si e mbështet bashkëshortja Granit Xhakën ndaj Serbisë (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment