Futboll Kategoria Superiore Sport

DËBORA “PUSHTON” GJIRAKASTRËN/ Djemtë e Luftëtarit nuk dorëzohen edhe pse… (FOTO)

Luftëtari ka vijuar përgatitjet për gjysmën e sezonit të mbetur. Nën urdhërat e Mezanit kanë qenë 22 lojtarë. Seanca stërvitore është shoqëruar edhe nga rreshjet e borës  që kanë “pushtuar“ qytetin e Gjirokastrës. Mirëpo kjo nuk ka qenë problem për ekipin, i cili ka zhvilluar stërvitjen normalisht.

Të pranishëm në seancën e djeshme mes 22 lojtarëve ishte edhe portieri Olti Qyrani, produkt i shkollës gjirokastrite.  Të gjithë të tjerët, të gatshëm nën urdhrat e Mezanit për një orë e gjysmë vijuan përgatitjet me program të detajuar.

Sebastian Molla, i riu i ardhur një sezon më parë te Luftëtari, ka “braktisur” gjirokastritët, pasi do të kryejë shërbimin ushtarak në Greqi. Dje mungonte edhe braziliani Xhekson, i cili do t’i bashkohet ekipit më 7 janar.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Zyrtare, klubi francez konfirmon 18 të infektuar me COVID-19

Delo.autor

PSG-REAL MADRID/ Francezët me sulm të ri, Hazard titullar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ÇUDIT EDER/ Me Conten, Italia do të kishte shkuar në Rusi me cigare në…

Isa.Autor

Leave a Comment