Futboll Seria A Sport

YLLI I JUVENTUS KTHEHET NË ÇËSHTJE/ Dejan Kulusevski: Jam i tronditur nga ajo zgjedhje

Dejan Kulusevski, ylli suedez i Juventus-it, ka qenë protagonist në ndeshjen e luajtur mes Suedisë së tij dhe Francës.

Një gol apo një magji në fushë? Jo. Thjesht deklaratat e papritura të bëra pas ndeshjes.

I aktivizuar vetëm në minutën e 70-të të ndeshjes, për të zëvendësuar Sebastian Larsson, ish-mesfushori i Parma-s është shprehur shumë i habitur për faktin se nuk ka qenë titullar.

Siç ka raportuar portali suedez AftonBladet, Kulusevski e ka komentuar në mënyrë të drejtpërdrejtë vendimin e trajnerit Andersson për të mos e aktivizuar nga fillimi i ndeshjes kundër Francës:

“Nuk kam patur kohë të kisha një ndikim te ndeshja. Jam tronditur nga fakti se jam aktivizuar nga stoli. Në stërvitje ka shkuar gjithçka mirë, por nuk e di”.

“Edhe kjo është pjesë e futbollit. E pranoj se është një ndjesi e çuditshme, por e respektoj zgjedhjen e trajnerit”.

Related posts

FESTON 60-VJETORIN DHE ZBULON/ Collina: Isha tifoz me dy ekipe, por njërin e hodha nga kategoria!

Delo.autor

SIGUROI NJË BILETË NË CHAMPIONS/ Spalletti jep mesazhin e qartë: Duhet të mësojmë nga Agnelli, i cili…

Delo.autor

“KOHA NUK KALON”/ Kur trajneri është më i mirë se lojtarët, Xavi jep spektakël në stërvitje me Barcelonën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment