Futboll La Liga Sport

DEKLARATA E BUJSHME/ Munir: Valverden e kishin ndaluar të më aktivizonte

Blerja e re e Sevilla-s Munir El Haddadi pretendon se hierarkia e klubit e ka ndaluar trajnerin e Barcelonas Ernesto Valverde ta aktivizonte pasi sulmuesi i tha se nuk donte të rinovonte kontratën.

Munir ka dalë nga akademia e Barças dhe është vlerësuar si një adoleshent me të ardhme të madhe, por e ka pasur të vështirë të fitonte një vend titullari tek ekipi i parë.

Pasi bëri vetëm një paraqitje në fazën e parë të sezonit, Munir i ka transmetuar klubit dëshirën për t’u larguar kur t’i skadojë në fund të sezonit.

Megjithatë, Sevilla arriti ta blinte lojtarin me një çmim të ulët të premten dhe Munir është mirënjohës, teksa ka pretenduar se Valverde-s i është thënë të mos e aktivizonte.

“Kur u riktheva nga pushimet, në fillim të janarit, i thashë klubit se nuk doja të rinovoja,” shprehet ai për gazetarët në prezantimin te Sevilla.

“Trajneri nuk është lejuar të më aktivizojë. Unë vazhdonva punën time si gjithmonë dhe isha me fat që erdhe te Sevilla përpara qershorit.”

Munir debutoi si zëvendësues në humbjes 2-0 ndaj Athletic Bilbaos.

Related posts

KUSH DO TË JENË DY GJYSMËFINALISTËT E RADHËS NË CHAMPIONS? Ja dy super ndeshjet që priten SPEKTAKËL

Delo.autor

GRUMBULLOI 19 LOJTARË PËR SFIDËN E RADHËS/ Zidane lë jashtë skuadre katër të preferuarit e tij, ja emrat befasues

Delo.autor

JO RADHË TË GJATA PËR AUTOGRAFE/ Ky sportist i sumos jep zgjidhje… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment