Futboll Seria A Sport

“EKSZISTON NJË MENTALITET NDRYSHE”/ Mbrojtësi De Ligt frikëson rivalët: Jemi të fortë mjaftueshëm për të fituar

Nuk mund të shpresonte për një kthim më të mirë në fushë Matthijs de Ligt, mbrojtësi i Juventus-it. Pas një mungese të gjatë për sahkak dëmtimi, holandezi ka qenë protagonist në suksesin e arritur kundër Cagliari-t në javën e tetë të Serisë A.

Në lidhje me ambiciet e ekipit dhe trajnerin Pirlo:

“Ekziston një mentalitet ndryshe. Me Pirlo-n provojmë të luajmë në mënyrë më moderne, siç kam luajtur gjithmonë tek Ajax-i dhe më pëlqen kështu”.

“Titulli? Jemi në 70% të formës dhe mund të përmirësohemi. Pas pak kohe do të jemi në 100%. Mendoj se është një gjë e mirë që ka disa skuadra në gjendje që të luftojnë për pozicionet e para”.

“Sa më e vështirë të jetë, aq më shumë përmirësohemi. Do të jetë një kampionat i fortë, por ne jemi të përqendruar vetëm te vetja. Jemi të fortë mjaftueshëm për të fituar”, ka thënë De Ligt.

Related posts

LARGIMI NGA BARCELONA/ “Jashtëtokësori” do njoftojë vendimin në ditët e ardhshme

Delo.autor

RONALDO BËN HEROIN/ “RAKETA” e CR7 i jep fitoren Juventusit kundër Empolit

Isa.Autor

Prezantohet pronari i ri/ RONALDO: Të gjithë bashkë për SUKSESIN e Vajadolidit 

Isa.Autor

Leave a Comment