Futboll Ligue 1 Sport

“DJAJTË E KUQ” JANË…/ “Verratti paralajmëron PSG-në: Largimi i tij ka ndryshuar gjithçka

Mesfushori i PSG-së, Marco Verratti ka folur për mediat gjatë eventit të “Fifty One East” që u zhvillua në Doha, Katar, ku skuadra kampione e Francës është duke u përgatitur pesën e dytë të sezonit. Organizatori i parizienëve dhe kombëtares “azzurre”, duke folur për përvojën e tij në League 1, shprehet: “Këtu ndihem si në shtëpinë time kam 7 vjet që luaj në Paris dhe jam i kënaqur me zgjedhjen që kam bërë. E ardhmja ime? Kam ende edhe 3-4 vite të tjera kontratë me PSG-në”, tha Verratti.

Këtë sezon, te skuadra franceze ka ardhur edhe portiere Gigi  Buffon: “E njihja që më parë, kemi luajtur në kombëtare dhe kuptohej që në fillim se ai ishte ndryshe nga të tjerët. Mendoj se te PSG ka sjellë shumë përvojë, shumë gëzim si në fushë ashtu dhe jashtë saj. I ndihmon të gjithë, përfshi edhe dy portierët e tjerë, thotë Verratti.

Duke folur për atë që e pret skuadrën e PSG-së në Champions League, ku do të përballet me Manchester United, italiani thotë: “Tek United ka kampionë të mëdhenj. Me Mourinho ata kishin probleme, por tani janë më të qenë, luajnë mirë, duke respektuar karakteristikat e njëri-tjetrit. Sfida mes nesh ka për të qenë shumë e bukur dhe e rëndësishme për të dyja ekipet. Megjithatë, mendoj se ne jemi rritur shumë këtë sezon dhe shpresoj të bëjmë më mirë se vitet e tjerë”, u shpreh Marco Verratti.

Related posts

LIVE/ Kamza-Tirana: Dy raste të pastra shënimi, e pabesueshme çfarë humbasin sulmuesit (VIDEO)

Isa.Autor

Wanda: Icardi çdo ditë e më i vlefshëm, gati rinovimi me Interin

Sadik.Autor

LIVE/ Në avantazh Vllaznia ndaj Kamzës, Zhunior gjen golin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment