Futboll La Liga Sport

DOMINOJNË ME “DORË TË HEKURT”/ Kjo është Barcelona më e mirë e trajnerit Valverde…

Barcelona e Valverde nuk mund të bjerë në dashuri me lojën e saj, por nëse ka një gjë, që është përtej çdo dyshimi, ka të bëjë me efektivitetin blaugrana. Sidomos në La Liga, ku sezonin e kaluar dominoi me dorë të hekurt, gjë që po e përsërit edhe këtë edicion në vijim.

Tani për tani, skuadra katalanase ka krijuar një distancë prej pesë pikësh nga Atletico Madrid, në krye të kampionatit spanjoll, por nuk e ka më aq të vështirë për të realizuar gola sa sezonin e kaluar. Qëllimi, ashtu siç tha trajneri i Barcelonës, është që ta ruajë, ose ta zgjerojë këtë avantazh në muajin shkurt, muaj në të cilin ndërthuren edhe ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Nëse sezonin e kaluar, i pari me trajnerin Valverde në krye, Barcelona vendosi një rekord historik si e pamposhtur (mbahej nga Real Sociedad më parë), me 43 ndeshje radhazi pa pësuar humbje. Një rekord, që do të përpiqet të përmirësohet këtë sezon. Me suksesin e djeshëm, azulgranët kanë mposhtur rekordin e tyre të fitoreve të njëpasnjëshme, me Valverde si trajner.

Për momentin, ata kanë tetë fitore të njëpasnjëshme. Valencia do të jetë pengesa tjetër për t’u kapërcyer. Rekordi i fitoreve radhazi ishte sezonin e kaluar (shtatë fitore radhazi) dhe u përsërit dy herë (nga java e 1-rë deri tek e 7-ta dhe java e 15-të deri tek e 21-ta ). Në duart e saj është që të vazhdojë ta përmirësojë këtë “markë”.

Related posts

JO VETËM DYBALA/ Liverpuli kthen sytë edhe nga talenti kroat i Juventusit

Isa.Autor

Massimiliano Allegri: Juventus nuk ka fituar asgjë akoma

Q.Autor

E ARDHMJA E “DEMIT” LAUTARO/ Ja tri gjërat që do të bëjë Interi, nëse “Katalanasit” nuk paguajnë klauzolën

Delo.autor

Leave a Comment