Futboll Seria A Sport

NDRYSHIMET NË SEREA/ Bologna dështim total, Inzaghi merr “faturën”

SuperPippo në fushë, por karriera si trajner është tjetër gjë dhe Filippo Inzaghi po e provon në kurriz të vet sa e vështirë është Seria A.

Ish-sulmuesi i famshëm dështoi te Milani në sezonin 2014/15, diçka normale duke parë krizën e paparë të “Djallit”, por bëri gjëra shumë të mira te Venezia, ndaj Bologna verën e shkuar i besoi stolin, duke e kthyer në Serinë A.

Aty Inzaghi ka dështuar keqas, sepse ka fituar vetëm 2 nga 21 ndeshjet që ka drejtuar në kampionat dhe humbja e djeshme 4-0 ndaj Frosinone-s ishte një katastrofë që natyrshëm solli largimin e tij.

Presidenti Joey Saputo ishte “vullkan” pas ndeshjes së djeshme: “Nuk e kam zakon të dal e të flas në media, por duhet të them disa gjëra dhe të shfryj pak dufin. E di që tifozët po i fyejnë rregullisht drejtuesit tanë, por si president më duhet ta pranoj se skuadra sot ishte për t’u mëshiruar, e tmerrshme.

“U kërkoj falje tifozëve të Bologna-s, që kanë vuajtur për 90 minuta, duke parë këtë ndeshje, nuk e prisja kurrë ta shihja në këtë gjendje ekipin. Jam i zhgënjyer, është e papranueshme dhe nuk mund të vazhdoj kështu, duke mos bërë asnjëherë ndonjë kritikë. Kjo nuk është Bologna që dua dhe mund t’ju them se gjërat do të ndryshojnë, rrënjësisht”.

Ndryshimi i parë ka ardhur, Inzaghi është larguar, ndërsa është thuajse zyrtar emërimi në stol i serbit Sinisa Mihajlovic, i cili do të firmosë për 6 muaj, me rinovim në rast mbijetese.

Mihajlovic e ka drejtuar Bologna-n edhe para 10 vitesh dhe Bologna i ka garantuar disa përforcime deri në 31 janar.

Related posts

PAS FITORES NDAJ NEWCASTLE/ Flet trajneri Klopp: Nisa të shijoj futboll pas minutës së…

Delo.autor

LAJM I KEQ TEK INTER/ Ylli i ekipit dëmton shpatullën dhe krahun në miqësore

Delo.autor

CHAMPIONSI NJË “MALLKIM” PËR SUEDEZIN/ Ibrahimovic: Interi është eliminuar, ja ekipet që do të bëj tifo…

Delo.autor

Leave a Comment