Futboll Ligue 1 Sport

DRAMA E RABIOT/ Pëson dy humbje të rënda brenda dy javëve

Kur të vjen e keqja, hapi derën. Kështu e ka jeta.

Protagonisti i kësaj historie mund të kishte bërë diçka ndryshe në aspektin profesional, por ka qenë i pafuqishëm në atë personal. Adrien Rabiot imagjinonte një 2019-të ndryshe nga ajo që ka përjetuar deri tani.

Para së gjithash imagjinonte të gjente një skuadër pas zërave që qarkullojnë prej kohësh mbi të ardhmen e tij, por marrëdhënia me Barçën është ftohur pas disa kërkesave të tepërta të bëra nga lojtari. Situata është përkeqësuar nga humbja e dy njerëzve të afërt.

Siç ka bërë të ditur “Le Parisien”, lojtari ka humbur babanë në orët e fundit, i cili është ndarë nga jeta pas një sëmundje neurologjike që ka zgjatur 12 vite. Një humbje që i shtohet asaj të gjyshes nga ana e mamasë, e ndarë nga jeta dy javë më parë. Një goditje e dyfishtë e rëndë për një djalosh 23-vjeçar, i cili po kalon një periudhë delikate në aspektin profesional.

Te PSG askush nuk e merr më në konsideratë, me Rabiot që stërvitet, por nuk është pjesë e ekipit. Një situatë që po rezulton sfilitëse për të dy palët. Tani, ai po shikon nga merkato për një rrugëdalje të mundshme. Barcelona duket se është në pritje të një përgjigjeje, ndërsa Tottenham është futur në garë me një ofertë zyrtare.

Megjithatë, humbjet e rënda të pësuara në këto javë mund të ndikojnë në zgjedhjet e tij në merkato. Këtë herë më shumë se kurrë e ardhmja e Rabiot do të jetë në duart e mamasë-menaxhere, Veronique.  Me ndarjen nga jeta të babait Michel, ajo mund ta ndihmojë të largohet nga foleja. Nëse në vitet e kaluara ka qëndruar në Paris edhe për të qëndruar afër të atit, tani ai ka një arsye më shumë për t’u larguar nga klubi.

Related posts

Di Francesco: Nainggolan do të startojë ndaj Interit

Q.Autor

MERR FUND DILEMA/ Tek Man United gjejnë zëvendësuesin e MOURINHOS, është një argjentinas

Isa.Autor

Premtimi i çuditshëm i lojtarit: Nëse fiton Botërorin, do të eci lakuriq si…

Isa.Autor

Leave a Comment