Futboll Premier League Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ NEWCASTLE/ “Viktima” e dëshiruar e rekordmenit Aguero

Manchester City do të synojë të regjistrojë fitoren e pestë në radhë në Premier League, kur pasditen e të martës të ndeshet me Newcastle United. Gjatë muajit të fundit “Qytetarët” kanë shkatërruar këdo që i ka dalë përpara, duke shënuar 11 gola dhe pësuar vetëm një, për të qëndruar pas Liverpool në garën për kreun e klasifikimit.

Kundërshtari i radhës është Newcastle, ndaj të cilit sulmuesi i Manchester City dashuron t’i shënojë. Në 12 përballjet e mëparshme në Premier League ndaj “Magpies”, argjentinasi ka shënuar 14 gola, më shumë se çdo futbollist tjetër mund të ketë shënuar kundër një kundërshtari, për një klub të vetëm në historinë e kompeticionit anglez.

Në prag të përballjes së mesjavës, rekordi i Aguero-s duket gjithmonë e më i tmerrshëm ndaj Newcastle. Pesë nga 14 golat janë shënuar nga 30-vjeçari në fitoren 6-1 të “Qytetarëve” në tetor të vitit 2015.

Veç 12 përballjeve në Premier League, Aguero ka luajtur kundër Newcastle edhe një herë të vetme në EFL Cup, duke mos shënuar asnjë gol, pasi ndeshja u fitua nga “Magpies” me rezultatin 0-2.

Përveç golave të realizuar, argjentinasi numëron edhe 4 asiste, duke e çuar në plot 18 numrin e golave në 13 ndeshjet në total ndaj Newcastle, në të cilat Aguero është përfshirë.

Related posts

GATI PËR FUNDIN E AVENTURËS TEK AJAXI/ De Jong zbulon kushtin e “NIKE” për emrin mbi fanellë

Delo.autor

Arturo Vidal i habit të gjithë/ E ardhmja e mesfushorit të Bayern është “kuqezi”

Sadik.Autor

PREZANTOHET TEK STOLI I KUKËSIT/ Shpëtim Duro: Puna e trajnerit ka përgjegjësi…

Delo.autor

Leave a Comment