Futboll Seria A Sport

DYRIKTHIME TË BUJSHME TEK INTERI/ Mourinho në dilemë se cilin ekip të zgjedhë

Mësohet se presidenti i Interit, Steven Zhang, është “mikluar” nga mesazhet publike të José Mourinhos, i cili ka refuzuar të përjashtojë një kthim të mundshëm tek zikaltrit, me të cilët fitoi “tripletën” në kohën e Moratit.

Interi është një nder i madh. Kur një trajner, ose një lojtar kthehet në një klub, kjo do të thotë se kanë bërë diçka pozitive. Kur të ftojnë të kthehesh në një klub, ky përbën një nder të madh. Nuk kam ndërmend të kthehem në Portugali. Benfica nuk është një opsion për mua sot për sot.

Nëse të ftojnë përsëri, kjo ndodh për shkak se ata e dinë vlerën tuaj, vlerën e personit. Tani kam të drejtën për t’u çlodhur, më duhet të kem kohë për vetëkritikë, të analizoj gjithçka që kam përjetuar vitet e fundit. Kam nevojë për paqen e mendjes, për t’u përgatitur për fazën e ardhshme të karrierës”.

Referuar kësaj, gazeta italiane e cituar më lart pretendon se ka një ndjenjë të mirë mes teknikut portugez dhe presidentit të gjigantëve të Serie A. Zikaltrit kanë të kontraktuar për trajner Luciano Spalletti deri në vitin 2021, por gjërat mund të ndryshojnë në këtë drejtim, kur vjen fjala për një rikthim të portugezit.

Në fakt, edhe Florentino Pérez po mendon për rikthimin e José Mourinhos dhe Aitor Karanka në stolin e Real Madridit, raporton “Mundo Deportivo”. Trajneri portugez dhe ai spanjoll kanë trajnuar “Los Blancos” gjatë periudhës 2010-2013.

Mourinho u shkarkua nga Manchester United disa javë më parë dhe mediat italiane po e lidhin atë me një kthim tek Interi, pasi Steven Zhang joshet shumë nga “trashëgimia” e portugezit në “San Siro”, në mbretërimin e parë aty.

Related posts

KRIZË E MADHE TEK “LOS BLANCOS”/ 40 dëmtime në sezon, por Real Madrid buzëqesh për formën e yllit Hazard

Delo.autor

Rubin Hebaj drejt Belgjikës, e kërkon klubi i S.V. Zulte Waregem

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Arrihet marrëveshja, Ergys Kaçe pritet të firmosë me Partizanin. Ja detajet e akordit…

Delo.autor

Leave a Comment