Futboll Premier League Sport

MERKATOJA E ÇUDITSHME/ “Duam tre lojtarë që kanë luajtur në Champions”, njoftim absurd për të gjetur përforcime

Merkatoja e futbollit është e çuditshme, dëgjon lloj-historish e ka shumë mënyra për të gjetur futbollistë. Klubet e mëdhenj i kanë të gjitha kushtet për të gjetur lojtarë klasi, sepse kanë staf të kompletuar dhe miliona në dispozicion, çka u mundëson të krijojnë edhe lidhje të fuqishme me menaxherë të njohur.

Megjithatë, në nivele të ulta ka çudira pa fund, deri tek afrime lojtarësh thjesht duke parë 2 minuta video në YouTube, gjë që ndodh ende edhe në Shqipëri.

Tani na del përpara edhe mënyra më absurde e gjetjes së një lojtari në merkato: Stoke City, klub i njohur në Angli dhe prej shumë vitesh pjesë e Premier Ligës, tani që është në Championship duket se nuk ia ka idenë merkatos dhe i bie shkurt, duke postuar në internet njoftim për lojtarët që i duhen.

Klubi anglez ka përdorur një faqe në internet, DB Sports Agency, ku publikohen njoftime punësimi për trajnerë apo fizioterapistë, por kurrë më parë nuk ishte parë që një klub të kërkonte futbollistë.

Stoke kërkon qendërmbrojtës, anësor sulmi dhe sulmues. Eksperienca në Championship apo në ndonjë divizion të dytë të nivelit të lartë është e detyrueshme, por Stoke shkon më tej me fantazinë, sepse në kriteret e vendosura përfshin edhe eksperiencën në Champions League!

Në fakt, Stoke kërkon qendërmbrojtës që të shërbejë si zgjedhje e katërt në ekip, sepse i ka qendërmbrojtësit titullarë, por sidoqoftë aplikuesve u kërkon të kenë luajtur edhe në Champions League.

Sa për sulmuesin, Stoke shkruan “na duhet menjëherë”, pra firmos me cilindo që është pjesë e ndonjë kampionati cilësor dhe ka luajtur ndonjëherë në Champions.

Related posts

SILVINJO E NIS ME HUMBJE/ Kombëtarja mposhtet nga Polonia në ndeshjen e parë të eliminatoreve

F.autor

E BUJSHME/ Arda Turan i ofrohet Milanit

Q.Autor

Njihuni me domethënien e tatuazheve të Leo Messit

Sadik.Autor

Leave a Comment