Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E HAZARDIT TEK…/ Dy yje të Barcelonës për ta zëvendësuar në Londër

Chelsea është një nga klubet më aktivë në Europë, në tregun e transferimeve. Klubi i Premier League, pasi bleu Pulisic dhe huazoi Higuain për momentin, vazhdon të punojë për të tashmen dhe të ardhmen. Mbi të gjitha, në lidhje me zëvendësimin e mundshëm të Eden Hazard, i cili është prioritet i Real Madridit për sezonin e ardhshëm dhe synon t’i përshëndesë londinezët në qershor.

Pra, “Blutë e Londrës” do të jenë të përgatitur që të nisin sulmin për të marrë Coutinho në rast të largimit të belgut. Për më tepër, braziliani do të ishte i gatshëm të pranonte propozimin eventual të Chelsea. Siç është raportuar mediat britanike, braziliani mund të kthehet në Premier League, pasi nuk i ka përmbushur pritshmëritë në “Camp Nou”.

Chelsea e shikon atë si zëvendësuesin ideal të Hazard, nëse ky i fundit largohet drejt Real Madridit në sezonin e ardhshëm. “Los Blancos” janë shumë ngulmues për të marrë “10” e bluve të Londrës, kështu që Chelsea është i detyruar të kërkojë zëvendësues. Coutinho duket opsioni i parë, megjithëse në orët e fundit është përfolur edhe Dembele. Pas largimit nga Liverpool dhe Anglia, braziliani nuk ka gjetur shumë hapësira në projektin e Barcelonës dhe performanca e tij ka qenë e luhatshme.

Për këtë arsye, Coutinho mund të bëhet pjesë e një lëvizjeje të rëndësishme mes Spanjës dhe Anglisë, që ka në themel transferimin e Hazard në La Liga, te Real Madridi, e shoqëruar me kthimin e mundshëm të ish-lojtarit të Liverpool në Premier League.

Related posts

BEFASON PSG/ Klubi francez mohon INTERESIMIN për yllin e TOTTENHAM

Isa.Autor

DËSHIRONI QË TË TAKONI IDHULLIN TUAJ? Adhurim i pakufishëm, takimi me Mayweather lë pa ndjenja fansin (VIDEO)

Delo.autor

E ARDHMJA E HYSAJ E PAQARTË/ Mourinho shfaq interes ndaj mbrojtësit shqiptar, Gattuso tregon dhëmbët

Delo.autor

Leave a Comment