Futboll Seria A Sport

DY MUAJ PËR T’U HARRUAR/ Napoli “flop” i Ancelottit, fotografia e situatës është shumë e…

Pas humbjes kundër Milanit dhe eliminimit nga Kupa e Italisë, te Napoli është koha për të bërë disa bilance. Dhe fotografia e situatës është shumë e hidhur. Po, sepse “azzurët” janë aktualisht larg Juventusit (-11 pikë), jashtë Ligës së Kampionëve dhe gjithashtu, jashtë Kupës së Italisë.

Një dështim i vërtetë për Carlo Ancelotti, i cili në këtë pikë të sezonit nuk mund të bëjë më asgjë tjetër, veçse të ecë sa më përpara në Ligën e Europës dhe të mbrojë vendin e dytë në kampionat.

Dy muaj për t’u harruar. Nga raundi i grupeve të Ligës së Kampionëve, eliminimi në sfidën e fundit kundër Liverpool-it, tek humbja 2-0 në çerekfinalen e Kupës së Italisë kundër Milanit, blutë e Ancelottit kanë hyrë në një udhëtim të përpjetë, plot hapa të rremë dhe të pasigurtë.

Me numrat në dorë, Napoli duket se e ka humbur “smaltin”. Ai ka ngadalësuar në të dyja drejtimet: në nivelin e lojës dhe të rezultateve. Përgjegjësi kryesor në një skuadër futbolli është trajneri, ndaj kritikat më të mëdha shkojnë tek Ancelotti.

Sidoqoftë, përshtypja është se rënia në formë e Mertens, Insigne, Hamsik dhe Allan (i hutuar nga merkatoja) kanë ndikuar në mënyrë të veçantë në ecurinë dhe performancën e Napolit, duke fshirë pothuajse të gjitha objektivat e mundshëm. Duke filluar nga faza e eliminimit direkt të Champions-it, që Mazzarri dhe Sarri e kishin arritur.

Ancelotti, në vend të kësaj, vetëm do ta shohë këtë kompeticion të rëndësishëm dhe fitimprurës nga TV. Për të vijuar me eliminimin nga Kupa e Italisë dhe distanca e konsiderueshme në Serie A nga Juventusi (sezonin e fundit, Napoli ishte kampioni dimëror i Italisë).

Një ekuilibër i hidhur, i cili lë pak hapësirë për interpretime dhe që përplaset shumë qartë me ambiciet e presidentit De Laurentiis. “Sezoni, për çfarë luhet tashmë?” – ngre pyetjen “Il Mattino”, duke treguar me gisht Ancelottin, i cili tani do të duhet të përqëndrohet në “Europa League” dhe mbrojtjen e vendit të dytë në kampionat, për ta ndryshuar disi rrjedhën e aventurës së tij blu dhe evituar një dështim të përgjithshëm.

Related posts

Tronditje në Arsenal: Shefi i ekipit mjekësor, humb vendin e punës pas plot 23 viteve

Sadik.Autor

KA ANKTH TEK MAN UNITED/ Evertoni rihap sfidën, miqtë duan barazimin (VIDEO)

Isa.Autor

Toni Kroos vendimtar në transferimin e De Geas në Real Madrid

Q.Autor

Leave a Comment