Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E OZILIT ËSHTË…/ Arsenali e ofron për të marrë mesfushorin francez

E ardhmja e Mesut Ozil është larg Arsenal, madje ai do të largohet që në merkaton e janarit. Kjo duket nga përpjekjet e shumta që skuadra londineze është duke bërë për ta shitur lojtarin, kontrata e të cilit me “topçinjtë” skadon në fund të sezonit. Arsenal kërkon ta largojë që tani, në mënyrë që të mos e humbasë atë me kosto zero.

Sipas të përditshmes britanike “Daily Star”, pasi dështoi shkëmbimi me Ivan Parisic të Interit, skuadra e Arsenal synon të bëjë një shkëmbim “kokë më kokë” me mesfushorin francez të PSG-së, Adrien Rabiot. Edhe ky i fundit është duke u larguar nga kampionët e Francës, që gjithashtu kërkojnë të arkëtojnë sa më shumë nga ky transferim.

Si Arsenal ashtu dhe PSG rrezikojnë që të humbasin yjet e tyre me kosto zero më 1 korrik, ndaj mund të bien dakord që të realizojnë këtë shkëmbim. “Topçinjtë” duan të përfitojnë nga fakti se trajneri Tuchel kërkon me çdo kusht një mesfushor dhe Ozil mund të ishte i përshtatshëm për të. Problem në këtë shkëmbim është se për Rabiot është në “pole” skuadra e Barcelonës.

Related posts

“PSE KEMI DAL NGA TREGU NE?” Einxhel Shkira i kthehet ish-arbitrit: Po ti je i martuar…

Delo.autor

David Luiz i VENDOSUR: Më pëlqen futbolli i Sarrit, dua të qëndroj te Chelsea

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Do të jetë sezon historik, klubi i Superiores prezanton trajnerin e edicionit të ri

F.autor

Leave a Comment