Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NË ITALI/ Çfarë po ndodh tek Inter? Një tjetër titullar kërkon largimin

Matias Vecino raportohet të ketë kërkuar largimin nga Inter pasi i ka ardhur një ofertë nga një klub tjetër i cili deri tani nuk është zbuluar.

Mësohet Vecino ka ndjekur hapat e Ivan Perisic dhe Miranda duke kërkuar largimin.

Gazeta prestigjoze italiane shton se është bërë një ofertë serioze për uruguaiani, që do ta lejonte të largohej menjëherë.

27-vjeçari iu bashkua Zikaltërve nga Fiorentina në verën e 2017, duke ndihmuar klubin të kualifikohet në Champions League.

Gjithsesi, ai ka nisur vetëm 11 ndeshje nga minuta e parë këtë sezon dhe është kritikuar për paraqitjet e fundit ndaj Parma dhe Torino.

Related posts

VËSHTRIM MAGNETIK/ Federica Squarcini “magjeps” fansat e volejbollit

F.autor

VENDIMET E DISIPLINËS/ Gjobë për klubin e elitës, pezullohet një lojtar

F.autor

Vllaznia – Hasan Lika: Jam gati të marrë drejtimin e skuadrës

Sadik.Autor

Leave a Comment