Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E SPALLETTIT TEK “ZIKALTËRIT”/ Zhang-Marotta i bëjnë dalje, një ish-juventin për stolin e Interit

E ardhmja e Luciano Spallettit në krye të Interit mund të mbyllet në fund të këtij sezoni. Vit i ri, avaz i vjetër. Inter e nis mirë në gjithçka, por sapo vjen dhjetori vijon rënia e lirë.

Për këtë Beppe Marotta mendon se duhet një trajner më i madh se Spalletti. Antonio Conte është emri i duhur për të marrë drejtimin e zikaltërve, lëvizje që po e projekton pikërisht Marotta, duke qenë se ka njohje të vjetër me trajnerin, që në kohën kur punonin bashkë te Juventus.

Mësohet se kontaktet e para janë kryer midis tij dhe Contes dhe janë duke negociuar për ta vënë në krye të zikaltërve në sezonin e ardhshëm. Në një mendje me drejtorit e deleguar është edhe presidenti Zhang, ku të dy së bashku kanë përgatitur një ofertë për italianin.

Që nga qershori Conte do jetë i lirë të firmosë me cilindo ekip apo kombëtare, pasi i mbaron kontrata që e mban të lidhur me Chelsean.

Related posts

REVOLUCION TEK FANELLAT/ Milani prezanton uniformat për sezonin e ardhshëm, ja ndryshimi (FOTO)

Delo.autor

LUHET PËR “FINAL 4″/ Partizani, ndaj Dinamos pa një titullar

F.autor

Merkatoja e Barçës, sa shumë emra në listë!

Q.Autor

Leave a Comment