Futboll Seria A Sport

OFERTA TUNDUESE E YLLIT TË ATALANTËS/ Zapata i hap dyert: James Rodriguez dëshiron të provosh…

Atalanta barazoi 3-3 ndaj Romës për javën e 21-të të Serie A, teksa zikaltrit e panë veten në disavantazhin e tre golave, por arritën të barazojnë shifrat në pjesën e dytë.

Edhe këtë herë Duvan Zapata shënoi gol duke vijuar ecurinë e tij pozitive me 15 gola në kampionat. Sulmuesi ka bërë një postim në Instagram teksa shpreh emocionet e asaj ndeshje.

Për ta komplimentuar ka menduar edhe patrioti i tij, James Rodriguez, i cili i ka bërë disa emoji me shenjën e zjarrit. Në këtë mes futet Papu Gomez, i cili i ka bërë një ofertë “tunduese” kolumbianit.

“James Rodriguez dëshiron të provosh futbollin italian?! Atalanta është shtëpia juaj. Do të jap 10-ën nëse e do”,fantazisti ia ka hapur dyert sulmuesit të Bayern Munchen edhe pse mbetet thjesht një shaka mes shokësh.

Realisht, James Rodriguez nuk po kalon një moment të mirë në Gjermani dhe ka kohë që aludohet për një ekip të ri në të ardhmen e tij.

Related posts

Atletico ka gati 40 milionë euro, një nga yjet e Milanit bën gati valixhet

Delo.autor

Frika e rënies nga Superliga, tifozët shkodran “rebelohen” dhe protestojnë ashpër ndaj Bashkisë

Sadik.Autor

Njeriu i momentit te Juventus? Numra fenomeni, “Zonja” ka nevojë për Kean

Delo.autor

Leave a Comment