Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Allegri s’e bën dramë: Çmenduri, nëse mendonit se Juventusi nuk humb asnjë ndeshje!

Massimiliano Allegri pranoi largimin e tij si i merituar nga stoli prej gjyqtarit në humbjen 3-0 të çerekfinales së Kupës së Italisë ndaj Atalantës. Ky ishte vendim i saktë, sipas tij. Bardhezinjtë pësuan humbjen e tyre të parë në Itali për këtë sezon, duke i shuar shpresat për një trofe të pestë radhazi të Kupës së Italisë.

“Gjyqtarët kishin të drejtë të më largonin nga stoli, sepse po e humbisja durimin në atë kohë, – tha Allegri për “Rai Sport”. – Ky rezultat ishte pezull për njëfarë kohe, me sinqeritet. Kemi pasur lojtarë që vinin nga lëndimet, të tjerët që mbetën jashtë për të njëjtin shkak. Mund t’ia hedhim paq në një, ose dy ndeshje, me paraqitje negative, por do të vijë moment që të humbni përfundimisht.

Nuk ka asgjë për ta bërë dramë, pasi ishte vetëm një ditë e keqe. Atalanta e meritonte plotësisht të kalonte në gjysmëfinale dhe kishte më shumë entuziasëm për këtë. Është zhgënjyese për ne, që të dalim jashtë këtij kompeticioni, por ishte e çmendur të mendonim se Juventusi mund të fitonte çdo ndeshje këtë sezon.

Nuk e shoh si një zile alarmi për t’u shqetësuar, sepse është e pamundur të fitojmë çdo ndeshje. Dëshironim ta fitonim Kupën e Italisë për herë të pestë radhazi, por Atalanta ishte shumë fizike dhe agresive, kështu që urime asaj. Unë mendoj se një mësim i tillë mund të jetë i dobishëm për një skuadër. Sezonin e kaluar e patëm një mësim të tillë nga Crotone. 

Ne ishim thjesht jashtë ritmit, por mund të ndodhë kjo pas një vrapimi kaq të gjatë dhe të suksesshëm. Na pret Parma të shtunën, një kundërshtar vërtet i fortë në kundërsulm. Mario Mandzukic do të kthehet të shtunën, Sami Khedira dhe Miralem Pjanic u kthyen sonte”.

Related posts

PAK DITË PASI U PAJTUA ME GRUAN/ Wayne Rooney kapet “MAT” me dashnoren (FOTO)

Delo.autor

FRIKË NGA BERBERI NË KOHË KORONAVIRUSI/ Ja momenti kur Georgina i qeth flokët Ronaldos (VIDEO)

Delo.autor

SUPERLIGA/ Tirana shënon dy gola të shpejtë ndaj shkodranëve, ja “perlat” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment