Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ Marotta siguron: Askush nuk largohet, merkatoja jonë është mbyllur

Nuk do të ketë surpriza në ditën e fundit të merkatos së dimrit për Interin. Ivan Perisic, Joao Miranda dhe Antonio Candreva, në fund të fundit, nuk do ta lënë Milanon këtë muaj. Ata do të mbeten në dispozicion të trajnerit Luciano Spalletti.

Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Giuseppe Marotta, mbylli merkaton e zikaltërve, siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”. Fjalët e tij janë vazhdim i një darke të drejtuesve të Interit me presidentin Zhang:

“Nuk ka prurje të reja, sikurse nuk mendoj se askush do të largohet. Perisic? Ne e kemi dëgjuar dëshirën e lojtarit, por gjithashtu duhet të marrim parasysh vlerën e aseteve që përfaqëson, investimin e bërë për të nga Interi. Unë besoj se askush nuk do të largohet”.

Vështrimi i Interit është vetëm te situate me Brazaon, një portier i ri brazilian, i cili është bllokuar nga zikaltrit dhe duhet të qëndrojë te Parma për gjashtë muaj, ose një vit e gjysmë. Prandaj, pritet natyra zyrtare e këtij negociimi, me Chievo krejtësisht të dorëzuar tashmë, pavarësisht se deri para disa javëve ishte në “pole”.

Më tej, Marotta dhe Ausilio do të shikojnë vetëm nga merkatoja e verës, pasi tashmë kanë “bllokuar” Diego Godin. Emri i parë në “fletore” është gjithmonë ai i Rodrigo De Paul, për të cilin ekziston konkurrenca e Atletico Madrid.

Në pjesën e jashtme do të ketë një revolucion të vërtetë, me Perisic dhe Candreva, që vështirë se do të mbeten në “San Siro”, me Keita dhe Politano që presin dhe shpresojnë të shpengohen (për senegalezin duhen 34 milionë, për italianin 20 milionë). Me pak fjalë, do të ketë shumë punë për t’u bërë nga dy drejtorët e Interit.

Related posts

FUTBOLLISTI I NJOHUR PAGOI 5.000 EURO/ Për të ELEMINUAR ish-të dashurën nga Big Brother (FOTO)

Delo.autor

TRAJNERI ITALIAN ZBULON PRAPASKENËN/ Fabio Capello tregon: Doja ta merrja “Pleshtin” tek Juventus, por…

Delo.autor

“DUAN LAVDI NË EVROPË”/ Mediat në ishull jehonë yjeve të Man.City: Gati për Anglinë

F.autor

Leave a Comment