Futboll Premier League Sport

“KAM PËRGJUAR QË NGA VITI 2002”/ Trajneri spiun kapet nga Lampard

Në Angli u bë e madhe ngjarja që ndodhi me skuadrën e Derby Country një ditë para se të përballej me Leeds United. Në stërvitjen e fundit të skuadrës së drejtuar nga Frank Lampard policia ndërhyri duke i larguar lojtarët dhe stafin teknik nga fusha pasi një person i dyshimtë kishte kaluar rrethimin dhe po përgjonte.

Leeds e fitoi ndeshjen 2-0 dhe arriti të qëndrojë në krye të Championship në Angli. Por, në fund të takimit pati konfrontime në mendimet e dy trajnerëve. Ish-mesfushori i Chelseas tha se kjo që kishte ndodhur ishte e papranueshme, ndërsa përgjegjësitë e veprimit i mori përsipër trajneri i Leeds, Marcelo Bielsa, i cila tha se përgjimi ishte kryer me urdhër të tij.

“Është e vërtetë që atje ishte një person nga Leeds. Përgjegjësia e incidentit është e imja. Nuk ka rëndësi nëse është e ligjshme apo jo, ose e drejtë apo e gabuar. Për mua mjafton që Lampard dhe Derby nuk e cilësojnë si veprim të drejtë për këtë unë nuk jam sjellë mirë”, tha fillimisht Bielsa.

Ai shtoi se kishte biseduar direkt me Lampard, por anglezi i kishte thënë se nuk i ka respektuar rregullat e lojës së ndershme. Gjithsesi argjentinasi pranoi se mendon ndryshe për këtë çështje.

“Nuk po mundohem të gjej justifikime. Unë e kam përdorur këtë taktikë që nga kualifikueset e Kupës së Botës me Argjentinën. Kjo nuk është ilegale, ne i kemi bërë këto veprime publikisht, e kemi thënë edhe në media, për disa njerëz është e gabuar por për mua nuk është e rregullt”, zbuloi më tej Bielsa.

Me fjalët e tij të drejtpërdrejta trajneri pranoi se e ndjek këtë metodë që nga viti 2002, që në atë kohe ishte në krye të Argjentinës.

Related posts

SFIDA NDAJ EINTRACHT FRANKFURT/ Trajneri i Bayern: Po bëjnë një punë të pabesueshme, luajmë futboll për…

Delo.autor

NUK I BIND URDHËRIT TË ANCELOTTIT/ Presidenti Perez me “dorë të hekurt”, ndëshkon fantazistin. Ja emri…

Delo.autor

TRONDITËSE/ Pas Mascheranos, tjetër lojtar konfirmon largimin nga Argjentina

Isa.Autor

Leave a Comment