Futboll Premier League Sport

E BUJSHME TEK CHELSEA/ Gati shkëmbimi për të rrëmbyer Coutinhon

Magjia mes Philippe Coutinho dhe Barcelonës duket se ka arritur në finish.

I transferuar në Spanjë janarin e vitit të kaluar, braziliani ishte protagonist i një pjese të parë të sezonit jo në lartësinë e pritshmërive, aq sa ka përfunduar gradualisht me humbjen e pozicionit të tij në hierarkinë e trajnerit Ernesto Valverde.

Tashmë fantazisti mund të rikthehet në Angli.

Referuar raportimeve të tabloidit britanik “The Guardian”, i interesuar për shërbimet e Coutinhos është shfaqur Chelsea i Maurizio Sarri. Por karta për të arritur te braziliani është Willian, me londinezët të gatshëm për të ofruar kartonin e mesfushorit, si dhe një ofertë ekonomike të mjaftueshme për të rrëmbyer Coutinhon nga ekipi katalanas.

Vetë Chelsea, nga sa raportohet, nuk duket të ketë më qëllim të besojë te futbollisti i saj, që nuk ka pranuar të rinovojë kontratën e cila skadon në qershor të vitit 2020.

Related posts

E PABESUESHME/ “L’Equpie publikon një sondazh, francezët zgjedhin të mbështesin Italinë para Anglisë

Delo.autor

DRIDHET JUVENTUSI/ Chelsea këmbëngul për Alex Sandron, ofron një “mal” me para

Isa.Autor

EKSOD TEK GJERMANIA/ Mesfushori i “pancerave” drejt lamtumirës

Delo.autor

Leave a Comment