Futboll Sport

EKSOD TEK GJERMANIA/ Mesfushori i “pancerave” drejt lamtumirës

Të premten që shkoi, mesfushori i Gjermanisë, Toni Kros, deklaroi largimin nga kombëtarja gjermane. Pak ditë nga eliminimi ndaj Anglisë, Kros tha se kishte ardhur koha që t’i jepte fund karrierës me “Pancerat”, një lajm që shokoi të gjithë. Kros nuk pritet të jetë i fundit pasi “Bild” shkruan se i larguari i radhës për gjermanët mund jetë mesfushori tjetër Ikai Gyndoan. Sipas mediave gjermane, Gyndoan do të jetë 32 vjeç në Botërorin e Katarit dhe mund të ketë shumë pak shanse për të luajtur. Gjithsesi, Gyndoan do të ulet dhe të bisedojë dhe një herë të fundit me trajnerin e tij të Gjermanisë, Hansi Flikun, përpara se të marrë një vendim final për të ardhmen e tij.

LARGIME TË TJERA

Perveç Kros dhe Gyndoan, Gjermaninë mund ta lërë dhe mbrojtësi Mats Humels dhe mesfushori Tomas Myler. Për këtë arsye, Flik duhet të mendojë seriozisht për të zëvendësuar këta katër lojtarë, edhe pse lajmi për largimin e Mylerit dhe Humelsit ka ardhur vetëm pas deklaratave ish-mesfushorit të kombëtares, Bastian Shvainshtaiger, i cili ka thënë se këta të fundit nuk do të luajnë më në të ardhmen.

Flik po mendon të rikthejë Niklas Zylen në formacionin e parë në vend të Humelsit. Kros dhe Gyndoan do të zëvendësohen nga dyshja e Bajernit Kimish-Gorecka. Ndërsa Tomas Myler mund t’i lërë vendin talentit Jamal Musiala që në 2022-shin do të jetë gati 20 vjeç. Flik do të ketë një detyrë jo të lehtë, teksa para Botërorit që do të luhet dimrin e 2022-shit duhet të ketë gati një skuadër pretendente, larg asaj që u pa në këtë Europian.

Tifozët presin të nisë një epokë të re duke harruar sa më shpejtë vitet e fundit të kombëtares nën drejtimin e Joakim Lëvit, i cili pas fitimit të Kupës së Botës në 2014-ën, pati një rënie të ndjeshme duke bërë që gjermanët të zhgënjenin plotësisht në vitin 2018 dhe tani në 2021-shin.

Besimi te tekniku 56-vjeçar është i madh, duke parë që ai fitoi gjithçka me Bajernin në 18 muajt që qëndroi atje. Epoka e re sapo ka nisur për “Pancerat”.

Related posts

Prapaskena e Kulibali: Isha më i shkurtër, Napoli kërkoi ‘ulje’

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Zyrtare, Hamilton humbet shokun e besuar të skuadrës sezonin e ardhshëm

Delo.autor

ZYRTARE/ Jo vetëm pronar i Vajadolidit, Ronaldo “fenomeni” blen aksionet e klubit ku u aktivizua si lojtar

Delo.autor

Leave a Comment