Futboll Premier League Sport

E BUJSHME TEK CHELSEA/ Sarri largon një tjetër kampion, “i besuari” i Contes transferohet tek…

Mbrojtësi nigerian Victor Moses është transferuar në formë huazimi deri në qershor të vitit 2020 nga Chelsea te skuadra turke e Fenerbahce. Moses, 28 vjeç, ka qenë një nga të besuarit e trajnerit Antonio Conte, me të cilin u shpall edhe kampion në Premier League. Gjithsesi, me ardhjen e trajnerit Mauricio Sarri ai ka luajtur deri më tani vetëm 6 ndeshje këtë sezon, duke ngrohur vazhdimisht stolin.

Për këtë arsye, lojtari është transferuar në formë huzimi për 18 muaj te skuadra turke e Fenerbahce, ku pritet të jetë titullar. Anësori i djathtë nuk është marrë aspak në konsideratë nga trajneri Sarri këtë sezon, që me skemën e re, rikuperimin e Barkley dhe ardhjen e Kovacic ka ndryshuar hierarkinë. Për këtë arsye Moses pranoi transferimin në Turqi, ku pritet të shpalosë talentin e tij.

Related posts

“ÇMENDURIA” E MERKATOS SË VERËS/ Buffon po mendon kalimin drejt gjigantit të La Ligas…

Delo.autor

DUHET TË GABOJNË RIVALËT NË TË KUNDËRT JEMI LARG TITULLIT”/ Trajneri Koeman: Ja pse Griezmann nuk po luan

Delo.autor

REAGON NDAJ MBAPPE PËR ZËVENDËSIMIN/ Di Maria: S’je i vetmi që dëshiron të luajë

Delo.autor

Leave a Comment