Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES NDAJ PARTIZANIT/ Orges Shehi: Ata kishin “yje” në skuadër, ndërsa ne…

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, foli pas humbjes ndaj Partizanit ku u shpreh:

Skënderbeu në mënyrën e të luajturit është i njëjtë, çfarë mungon te kjo skuadër?

Për sa i përket të lojës, mundohemi mos dalim nga loja jonë, pavarësisht terreni nuk ta lejon. U ndëshkuam në një moment që mund ta evitonin. Ka meritë dhe kundërshtarit. Më pas u bë e vështirë. Do donim të kishim lojtarë me eksperiencë përpara. Me këto që kemi do vazhdojmë punën.

Zëvendësimi i Guedj me Taipin…

Taipi ka vetëm 5 ditë me skuadrën. U nisa nga paraqitja e mirë e Guedj me Teutën dhe mendova të nisja ashtu. I ndryshova edhe pozicionet në pjesën e parë por nuk funksionoi. U zëvendësua me Taipin që bëri një paraqitje të mirë

Ndikimi i mungesave?

Kemi provuar shumë. Zgjedhjet skanë qenë të bollshme. Edhe për Krasniqin isha në mëdyshje. Ndryshuam modul, por zgjedhjet ishin të detyruara.

Hoxhaj, Abazi dhe Guedj nuk kanë bashkëpunimin e duhur. Një krah çalon. Vuajtët shumë…

Për këtë filluam të ndryshonim dhe pozicionit. Hoxhaj jep më shumë në pozicion tjetër. Jemi të kushtëzuar për zgjedhjet. Asanit nuk i ka ardhur dokumentacioni. Mendojmë që të ndryshojmë në njerëz në fushë. Duke ndryshuar njerëz mund të shprehen më mirë.

Mund ta sakrifikoje me shumë Krasniqin sepse i dha thellësi skuadrës?

Krasqniqi është lojtari jonë kryesor, por nuk është në gjendjen e duhur. Një ditë ka që stërvitjen. Rrezikonim shumë po ta fusnim më shumë minuta. Nuk doja ta dëmtonim për disa minuta më shumë dhe ta humbnim për shumë javë.

Humbja e 5-të radhazi, a rrezikon Skënderbeut ta pësoj si Dinamo? Kur e mundnit Partizanit, opinioni publik deklaronte që luanit për t’i bërë dëm Partizanit, po tani që Partizani ju mund, keni një mesazh?

E kam thënë që është një perceptim i pabazë. Janë llafe kafenesh. Ne luajmë  për veten tonë. Nuk ja vlej t’i komentoj. Nuk kemi asnjë lidhje me atë Dinamo. Ajo që me yje, ne kemi skuadër me çuna të rinj. Momenti i fundit kërkon pjekuri. Nuk do ta krahasoja me atë Dinamo, s’ka asnjë lidhje.

Related posts

“KAM ARDHUR NË ITALI ME ANIJE…”/ Kush është futbollisti 19- vjeçar që mahniti në debutim me skuadrën e Serisë A

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Kombëtarja e IZRAELIT zbarkon në aeroportin “Nënë Tereza”

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Interi fiton me Lautaron, BATE turpëron “Topçinjtë”

Delo.autor

Leave a Comment