Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ U kap në flagrancë në historinë e spiunazhit, “I Çmenduri”: Nuk është e ilegale

Organizoi një konferencë për mediat dhe në mënyrën më të qetë të mundshme pranoi se “kam spiunuar të gjitha skuadrat”. Trajneri i Leeds United, Marcelo Bielsa, pas polemikave të gjeneruara nga “historia e spiunazhit”, që përfshiu skuadrën e Derby County të Lampard, insistoi të theksonte se ai ishte përgjegjësi i vetëm i të gjithë kësaj çështje, por njëherësh duke pretenduar se veprimet e tij nuk ishin të kundërligjshme.

“Klubi nuk hyn fare në të gjithë këtë histori. Personi në fjalë ka ndjekur urdhrat e mi dhe unë jam personi i vetëm përgjegjës. Kam vëzhguar të gjitha skuadrat kundër të cilave kemi luajtur dhe kam parë seancat e tyre stërvitore. Ajo që kam bërë nuk është ilegale”, pranoi Marcelo Bielsa.

“Nuk është e parashikuar, ndaj nuk është e përshkruar. Mund të flasim, por nuk është e kundërligjshme. Edhe pse e di mirë që jo gjithmonë është e drejtë të bësh atë që nuk është hapur ilegale”, deklaroi “El Loco”.

Related posts

DËSHIRON “TOPIN E ARTË”/ Rrëshqitje e humor, Mbappe TURPËRON KEQ yllin e Barçës

Isa.Autor

Manchester City, Guardiola zbulon lamtumirën e mesfushorit afrikan…

Sadik.Autor

E FUNDIT/ Shtyhet edhe finalja e Kupës së Italisë mes Milanit e Juventusit?

Q.Autor

Leave a Comment