• Home
  • Futboll
  • E FUNDIT/ Barcelona zyrtarizon shitjen e yllit: Faleminderit për gjithçka!
Futboll La Liga Sport

E FUNDIT/ Barcelona zyrtarizon shitjen e yllit: Faleminderit për gjithçka!

Barcelona ka arritur një marrëveshje me Sevilla për transferimin e Munir El Haddadi. Siç ka bërë të ditur vetë klubi katalanas, sulmuesi do të transferohet te andaluzët për 1,050,000 euro.

“Klubi falënderon Munir El Haddadi-n për përkushtimin e tij dhe i uron sukses në të ardhmen”, lexohet në komunikatën zyrtare të Barçës.

El Haddadi debutoi me katalanasit në moshën 18 vjeç, duke luajtur për herë të parë si titullar nën drejtimin e Luis Enrique në një ndeshje të kampionatit të zhvilluar në sezonin 2014/15 mes Barcelona-s dhe Elche-s. Në këtë takim ka ardhur edhe goli i tij i parë me Barçën.

Ai ka luajtur 56 takime në total me “blaugranat” dhe ka fituar dy kampionate, dy Kupa të Mbretit, një Champions League, një Botëror për Klube, një Superkupë të Europës dhe dy Superkupa të Spanjës. Gjithashtu, ai ka shënuar 12 gola për katalanasit në kompeticionet zyrtare.

Related posts

Laçi i plotë, për objektivin Europë kundër Kamzës në transfertë

Sadik.Autor

LIVE/ Presidenti Halili: Në këtë tavolinë ne bëmë prezantimin e Ze Marias, sot jemi për…

Isa.Autor

Rafinha i thotë “Ciao”, por tek INTERI ka një emër që sjell ENTUZIAZËM

Isa.Autor

Leave a Comment