Futboll Sport

“E KA ZEMËRUAR SHUMË…”/ Trajneri i PSG: “Dembele është një futbollist i pabesueshëm, por edhe pak i çmendur”

Trajneri i PSG, Thomas Tuchel, e vlerësoi si “një futbollist të pabesueshëm” Ousmane Dembele, por shtoi se ylli i Barcelonës ishte edhe “pak i çmendur”.

Dembele është përballur me kritika për mungesë disipline në këtë sezon, por ka gjetur edhe formën optimale për gjigandët e La Liga-s.

21-vjeçari e ka zemëruar shumë trajnerin e Barcelonës, Ernesto Valverde, duke shkuar vonë në trajnim, por është gjithashtu i aftë për momente frymëzimi në fushë.

Futbollisti francez ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 5 asiste në 23 ndeshje, në të gjitha garat, duke e ndihmuar Barcelonën që ta kryesojë me 5 pikë diferencë nga ndjekësi më i afërt kampionatin spanjoll. Tuchel punoi me Dembele për një sezon te Borussia Dortmund (2016-2017).

Ai shënoi 10 gola dhe dha 21 asiste për skuadrën e Bundesligës, duke bërë që Barcelona të shpenzojë 105 milionë euro, plus bonuse të tjera, për shërbimet e tij, në verën e vitit 2017.

Edhe pse nuk i ka shkuar gjithçka për së mbari në “Camp Nou”, Tuchel këmbëngul se nuk ka asnjë dyshim për talentin e francezit: “Ousmane është një lojtar i pabesueshëm. Eshtë me të vërtetë i talentuar. Unë munda të shikoja aftësitë e tij të mahnitshme në çdo seancë stërvitjeje. 

Dembele është edhe një njeri i madh. Eshtë pak “i çmendur”, por kemi të bëjmë me një djalosh me të vërtetë të këndshëm. Atij i pëlqen të qeshë, por gjithashtu mund të bëjë biseda shumë serioze.

Nëse është mjaft i fokusuar, ai mund të arrijë çdo nivel. Kur kam biseduar me të për herë të parë, më tha se donte të luante për Barcelonën. Kjo do të thotë se ai mund të arrijë çdo nivel, por duhet të mbetet i fokusuar dhe të përmirësohet çdo ditë.

Gjatë seancave të trajnimit ishte aq i talentuar, duke përdorur këmbën e tij të majtë, ose të djathtë. Ai është një djalë i mirë. Unë kam pasur një vit të mirë me të”.

Related posts

SHFAQEN PROBLEME PËR JUVEN/ Dy lojtarë rrezikojnë DERBIN e fundjavës

Isa.Autor

United ofron 150 milionë euro për Dybala, Pogba bën ndërmjetësin

Q.Autor

ZYRTARE/ Juventus “blindon” prapavijën, firmosin dy italianë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment