Futboll Sport

LAZIO BIND ME HYSAJN/ Roma sheh nga Champions, por Mou “ngrin” kryeqytetasit

Lazio siguroi një fitore të pastër 0-2 në transfertë përballë Monza-s, një sukses që përforcon edhe më shumë pozitat e tyre në zonën Champions, pas javës së 28-të ndodhen në vendin e dytë në kuotën e 51 pikëve, 4 më shumë se Milan. Elsid Hysaj ka fituar statusin si i paprekshëm në këtë fund sezoni, titullar dhe 90-minuta në fushë, i vlerësuar me notën 6-të.

Kryeqytetasit kaluan në avantazh që në minutën e 13-të me Pedro-n që përfitoi nga një keq pozicionin i mbrojtjes së Monzës. Në pjesën e dytë ishte Milinkovic-Savic që me një ekzekutim perfekt nga goditja e dënimit sigloi shifrat në 0-2, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.

Një fitore të pastër 3-0 siguroi edhe Roma përballë Sampdoria-s. Pas një pjese të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Wijnaldum zhbllokoi ndeshjen në minutën e 57-të, ky ishte goli i tij i parë në Serie A. Pavarësisht epërsisë numerike, me Sampdorian që mbeti me 10-të lojtarë që në minutën e 52-të, Roma e kishte të vështirë të mbyllte ndeshjen, goli i qetësisë erdhi në minutën e 88-të me Dybala-n që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Në limitet e shtesës kishte kohë dhe për një tjetër gol, me El Shaarawy që dërgoi shifrat në 3-0. Me këtë trepikësh, Roma ngjitet në vendin e 5-të në kuotën e 50-të pikëve, po aq sa edhe Inter.

Në përfundim të ndeshjes, Jose Mourinho nuk e fshehu gëzimin për këtë fitore, pasi janë tre pikët e para pas dy humbjeve radhazi në Serie A. Tekniku portugez foli shkurtimisht edhe për të ardhmen e tij: “Nuk flas për të ardhmen time me askënd, as me miqtë e as me gazetarët. Kush thotë se do të qëndrojë është një interpretim personal”, u shpreh Mourinho.

Related posts

E BUJSHME/ Nuk kanë fund bëmat e Wanda Nara-s, kësaj radhe padit Maxi Lopez. Ja arsyeja…

Delo.autor

Zbardhet vendimi i Qeverisë, të gjitha terrenet sportive do t’i kalojnë Bashkisë

Isa.Autor

“BELGU MAGJIK”/ Gola dhe spektakël, HAZARD është Lojtari i Muajit (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment