Futboll La Liga Seria A Sport

“E KANË ZEMRËN TË LIDHUR ME…”/ Dalin të fshehtat; Messi dhe FABREGAS janë bashkëpronarë të këtij KLUBI me Pique (FOTO)

Duket se nuk janë thjesht deklarata, premtimet e tij për të qenë një vit emocionues për FC Andorra. E kemi fjalën për Gerard Pique, qendërmbrojtësin e Barcelonës, i cili sapo ka blerë këtë klub futbolli. Por, sipas asaj që shkruan media andorrase, ai nuk është investitori i vetëm i profilit të lartë te FC Andorra.

Përkrah tij janë edhe dy emra të njohur të këtij sporti, ende në aktivitet, që e kanë zemrën të lidhur po me klubin katalanas: Lionel Messi dhe Cesc Fabregas. I pari është kapiten i Blaugranëve, që krejt karrierën si profesionist e ka lidhur me “Camp Nou”, ndërsa i dyti ka luajtur ndeshjen e fundit me Chelsea dhe pritet t’i bashkohet Tierry Henry te Monaco, në Ligue 1.

Mësohet se të dy kanë blerë aksione te klubi me pronar të njohur Gerard Pique. Kjo është konfirmuar sot nga “Diari d’Andorra”. Kjo gazetë andorrase thotë se Messi dhe Fabregas kanë blerë aksione, por jo aq sa kompania “Kosmos” e Pique.

Ky klub, aktualisht po konkuron në kategorinë e parë rajonale katalanase dhe aspirata është të fitojë promovimin në “Tercera”, shkalla e katërt e futbollit spanjoll. Ish-lojtarët e Barcelonës, Albert Jorquera dhe Gabri Garcia, janë vënë në drejtim të FC Andorra për ta bërë realitet ëndrrën dhe për ta sjellë ekipin në fjalë sa më afër futbollit profesional. Tani janë bërë disa përforcime, si Ernest Forgas, Oriol Dot, Joan Cervos dhe Claudio Bove.

Related posts

“Makinaciones”/ Njihuni me mesazhin enigmatik i ish-portierit për Leo MESSIN (FOTO)

Isa.Autor

I TRETI SHKARKIM PËR SOT/ Luftëtari largon Marantas

F.autor

MILAN-ROMA/ Fotokopje e golit të parë. Leao djeg krahun dhe mposht portierin kundërshtar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment