Futboll

E PAQARTË ÇËSHTJA FABREGAS/ Milani kthen sytë nga fantazisti i Udineses

Milani ka kohë që planifikon 2-3 përforcime për merkaton e janarit, por realisht pengesat janë të shumta, edhe pse ide e emra ka plot.

UEFA ka vendosur bllokadë, duke mos lejuar asnjë shpenzim madhor, si pasojë e Fair Play financiar. Për këtë arsye, gjetja e më mesfushori cilësor dhe një sulmuesi të aftë të luajë në disa pozicione është një mision i ndërlikuar.

Cesc Fabregas është emri i ëndërruar për mesfushën, sepse spanjolli ka cilësi e eksperiencë dhe po kërkon ekip të ri, duke qenë se në Angli nuk po luan rregullisht.

Gjithsesi, Fabregas ka shumë oferta dhe Chelsea nuk e lëshon lehtë, pavarësisht se kontrata e mesfushorit skadon në verë.

E paqartë edhe çështja e sulmuesit, sepse Ibra u skarcua për shkak të moshës, ndërsa Muriel ka rënë dakord me kohë më Fiorentina-n.

Për këtë arsye, Leonardo e Maldini po shohin edhe fantazistin e Udineses Rodrigo de Paul, i cili luan në disa pozicione dhe do të shërbente edhe si sulmues i shtuar. Argjentinasi është teknik dhe i fuqishëm, luan edhe si anësor i majtë dhe tashmë ka fituar eksperiencë në Serinë A.

Për De Paul konkurrenca është e ashpër, sepse edhe Napoli e Interi kanë kohë që e ndjekin, ndërkohë që Udineses nuk ka dëshirë ta lëshojë që në janar, edhe pse ka marrë ofertë edhe nga Sevilla, rreth 16 milionë euro.

Related posts

E BUJSHME/ Parashikohet të jetë një goditje e Partizanit në merkato, futbollisti poston FOTO nga Tirana

Delo.autor

Tare: Milinkovic-Savic? Do të jetë një merkato plot me të papritura

Sadik.Autor

Matuidi tregon arsyet pse Allegri refuzoi stolin e Real Madridit

Sadik.Autor

Leave a Comment