Bundesliga Futboll Sport

“MOURINHO DONTE TË DREJTONTE BAYERN MUNICH”/ Rummenigge: Ja pse nuk e morëm

Ish-drejtuesi i Bayern Munich, Karl-Heinze Rummenigge, ka zbuluar për Rai Sport se Jose Mourinho donte të drejtonte klubin gjerman.

“Mourinho ishte një objektiv dhe duhet të them se donte të vinte në Gjermani të drejtonte Bayern-in. Ka mbetur vetëm një hipotezë sepse më pas kemi vendosur të zgjedhim një trajner me karakteristika të ndryshme, le të themi një trajner për Bayern-in”, ka thënë Rummenigge.

“Unë e vlerësoj shumë Mourinho-n dhe uroj që të bëjë mirë te Roma sepse është një trajner i madh”.

Portugezi ka kujtuar kohë më parë se ka qarë vetëm një herë në karrierë për një humbje:

“Atë natë ka qenë hera e vetme që kam qarë pas një ndeshje futbolli. E mbaj mend mirë: unë dhe Aitor (Karanka) kemi parkuar makinën para shtëpisë sonë dhe kemi qarë. Ka qenë shumë e vështirë të pranohej ajo humbje, në atë sezon ishim skuadra më e mirë në Europë”, kanë qenë fjalët e Mourinho-s.

Kundërshtari që e ka bërë të qajë ka qenë pikërisht Bayern Munich për eliminimin në Champions League në sezonin 2011/12 pas penalltive.

Related posts

ITALI-ANGLI/ “Për mbretëreshën për kombin”, anglezët motivojnë “tre luanët”. Finalja “tërbon” mediat (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Meksikani Javier Aguirre emërohet trajner i ri i kombëtares Afrikane

Isa.Autor

Premier League ul siparin, Manchester City synon rekordin e 100 pikëve

Sadik.Autor

Leave a Comment