Gossip

EDHE NË GJYQ I BUZËQESHUR/ Pas këtij veprimi fansat do të ndryshojnë mendim për Cristiano Ronaldo-n (FOTO+VIDEO)

Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, u paraqit sot në Gjykatën e Madridit, ku arriti një marrëveshje duke pranuar gjobën prej 18.8 milionë euro lidhur me akuzat për evazion fiskal.

Mediat dhe fansat e lojtarit të Juventusit ishin të pranishëm për ta pritur jashtë gjykatës, pasi iu refuzua mundësia që të hynte në ndërtesë me makinë, për të shmangur aparatet fotografike.

Marrëveshja, e miratuar paraprakisht, përfshin dënim me 23 muaj burg.

Por në Spanjë, të dënuarit zakonisht bëjnë lëshime për dënimet nën dy vite. Për shkak se Ronaldo nuk akuzohet për ndonjë veprim të dhunshëm, nuk ka asnjë mundësi që ai të futet në burg.

Gjyqi zgjati shumë pak minuta, pasi Ronaldo pranoi marrëveshjen e ofruar nga prokurorët.

Futbollisti u shfaq i buzëqeshur për dore me të fejuarën e tij Georgina Rodriguez, ndërsa përshëndeti fansat dhe madje firmosi për një prej tyre autograf.

Epo fansat e tij mund të ndryshojnë mendim, pas sjelljes shembullore të futbollistit!

 

Related posts

SUPER PUSHIMET E CR7/ Ronaldo përshëndet nga helikopteri. Cili do të jetë destinacioni i radhës? (FOTO)

Delo.autor

YLLI I REAL MADRID VAZHDON “FLIRTIN” ME TAYNAN/ Shikoni çfarë i shkruan Vinicius Jr në “Instagram” (FOTO)

Delo.autor

KËNGËTARET SHQIPTARE BËJNË XHIRON E RRJETIT/ Festojnë “Halloween”-in me Neymar dhe Kylian Mbappe (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment