Futboll Sport

ZHDUKJA MISTERIOZE E AVIONIT/ Flet babai i sulmuesit argjentinas: Unë nuk di asgjë…(FOTO)

Një lajm i frikshëm ka tronditur opinionin sportiv dhe jo vetëm paraditen e sotme. Bëhet fjalë për sulmuesin argjentinas Emiliano Sala. Ai po udhëtonte nga Franca drejt Kardifit, për të firmosur me skuadrën e Premier Ligës, ndërkohë që avioni është zhdukur pa lënë gjurmë.

Mediat britanike raportojnë se nuk ka ende asnjë informacion se çfarë ka ndodhur, ndërkohë që paniku sa vjen dhe shtohet. Në Francë e bëjnë të sigurt që Sala ka qenë në avion. Policia, por edhe ish-klubi i tij Nanta, e konfirmojnë diçka të tillë.

Ndërkohë në një prononcim për “Radio Continental”, babai i sulmuesit, i tronditur nga zhdukja e aeroplanit, u shpreh: Unë nuk di asgjë, unë jam në Argjentinë. Fola të dielën me Emilianon”.

Tepër i shqetësuar duket dhe presidenti i klubit të Kardifit, Mehmet Dalman: “Jemi shumë të shqetësuar për Emiliano Salën. Presim konfirmimin se çfarë ka ndodhur”, u shpreh ai.

 

Related posts

CARLO ANCELOTTI “I RILINDUR”/ Real Madrid bind në start, trajneri italian do titullin në La Liga

Delo.autor

Tirana nuk heq dorë nga Dita, bardheblutë presin edhe Sedat Berishën

Isa.Autor

Jurgen Klopp flet rreth veprimit akrobatik të Alisson Becker

Isa.Autor

Leave a Comment