Futboll Sport

EMËROHET LEGJENDARI MENOTTI NË ARGJENTINË/ Maradona i lumtur: Kthehet personi që ndryshoi futbollin tonë (FOTO)

 

Argjentina ka emëruar 80-vjeçarin Cesar Luis Menotti si drejtor të ekipeve kombëtare, ka bërë të ditur këtë javë Federata Argjentinase e Futbollit (AFA).

Menotti, i cili ishte trajneri i parë që shpalli Argjentinën kampione bote, në vitin 1978, do të mbikëqyrë planin 10-vjeçar që synon të gjejë “identitetin futbollistik” të Argjentinës, pas krizës së thellë të viteve të fundit.

“Menotti do të nisë punë në 1 shkurt. Në ditët e ardhshme do të takojë stafin drejtues të kombëtares së meshkujve, për të organizuar punën për të ardhmen”, informon AFA, në lidhje me ish-trajnerin legjendar, i cili ka drejtuar edhe Barcelonën, Atletico Madridin dhe Meksikën.

Për momentin Argjentina drejtohet nga Lionel Scaloni, i cili do të qëndrojë në drejtim deri në fund të Copa America këtë verë, në Brazil.

MARADONA – Kur Menotti shpallte Argjentinën kampione bote në 1978, Diego Maradona ishte ende në hapat e para të karrierës, por për El Pibe de Oro kthimi i Menottit është lajmi më i madh i mundshëm për futbollin argjentinas.

“Lajmi që Flaco Menotti do të komandojë federatën Argjentinase më jep shumë kënaqësi. Më në fund presidenti Tapia e kuptoi. Kërkoj vetëm që Menotti të ketë ende forcë për të udhëhequr futbollin argjentinas, sepse ai e di si ta bëjë. Nëse Flaco është i fortë, futbolli argjentinas do jetë i fortë. Para 45 vitesh ai ndryshoi drejtimin e një vendi që e quante veten ‘kampionët moralë’. Ai na bëri të vrapojmë më shpejt se Gjermania dhe të luanim si brazilianë. Flaco, të dua me shpirt dhe të uroj më të mirën e mundshme!“, shkruan Maradona, në një postim në Instagram.

Related posts

“DRIDHET EUROPA”/ REALI do të formojë një TRESHE TË FRIKSHME në sulm

Isa.Autor

“AI DO TË KALOJË DISA JAVË TË VËSHTIRA”/ Neville: Mbappé do të jetë si Ronaldo dhe Messi? Kjo është sprova e madhe…

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ FAGU: Tirana vuan nga menaxhimi i keq. Ja pse kemi probleme me stadiumet

Isa.Autor

Leave a Comment