Futboll La Liga Sport

GARANTON SUKSES POR JO NË…/ 114 gola pa titullin kampion, Barcelona është e paralajmëruar

114 gola në 38 ndeshje, një mesatare prej 3 golash për lojë, duket se garanton suksesin e titullit kampion në çdo kampionat. Por, jo në La Liga. 114 gola u shënuan nga Barcelona në edicionin 2011-2012, por titullin e fitoi Real Madridi.

Katalanasit kishin shënuar 7 gola më pak se të bardhët. Asnjë ekip tjetër, para atij sezoni, nuk e kishte përfunduar kampionatin spanjoll me një rekord finalizimi aq të lartë, duke u shpallur kampion.

15 nga këto 114 gola u shënuan nga Barça në vetëm dy ndeshje: ndaj Osasuna 8-0, në javën e 4-t të këtij kampionati, dhe 0-7, në transfertën e “Vallecas”, javën e 36-të. Sidoqoftë, Barcelona dështoi për ta fituar titullin, por u gëzua me trofeun “Pichichi” të Leo Messit, që realizoi 50 gola.

Ylli argjentinas ishte goleadori i madh i atij sezoni për katalanasit, por jo i vetmi. 16 lojtarë të tjerë të Barçës arritën të shënojnë të paktën nga një gol. Pas Messit shkëlqeu në këtë aspekt veçanërisht Alexis (12) dhe Xavi (10). Pjesa tjetër e golave shpërndahej kështu: Cesc (9), Pedro (5) Villa (5), Tello (3), Keita (3), Puyol (3), Alves (2), Iniesta (2), Thiago (2), Piqué (2), Cuenca (2), Adriano (1) dhe Busquets (1).

Nëse Messi u shpall “Këpuca e Artë” e La Liga-s në atë sezon, trofeu “Zamora” shkoi për Victor Valdes, i cili me 28 gola të pësuar në 35 ndeshje ishte portieri më i mirë i kampionatit. Pra, mund të shënosh edhe kaq shumë gola e të mos shpërblehesh me titullin kampion, ndaj Barcelona është e paralajmëruar.

Pavarësisht se për momentin e shohin veten në kuotën e 43 pikëve, me 53 gola të shënuar, thuajse sa gjysma e shifrës së mësipërme, në gjysmë të sezonit, të distancuar me dhjetë pikë nga rivali historik i tyre, Real Madridi, nuk mund të thuhet se katalanasit janë “mbretërit” e La Liga-s. Pikërisht, duke kujtuar këtë “precedent”, gazeta “Mundo Deportivo” ka bërë sot një paralajmërim për Ernesto Valverde dhe të tijtë…

Related posts

Erdhi koha që Mario Balotelli të rikthehet në shtëpi

Sadik.Autor

DERBI I MADONINËS/ Inzaghi ka frikë për Milanin, Sanchez i abonuar me dëmtimet në kombëtare

Delo.autor

(FOTO) Kaka jep lajmin e dhimbshëm, zyrtarizon tërheqjen nga futbolli

Q.Autor

Leave a Comment