Futboll Seria A Sport

NDODH EDHE KJO/ GAFA e tifozëve të MILANIT në rrjetet sociale, ofendojnë KALINICIN e gabuar

Tifozë e Milan duken shumë të lumtura nga fakti se Nikola Kalinic është larguar dhe do të jetë pjesë e Atletico Madrid.

Tërbimi ka qenë aq i madh sa disa tifozë të Milan e kanë ofenduar në “Twitter”, por kanë ngatërruar person, janë marrë me basketbollistin e Fenerbahce, Kalinic.

Sportisti që ka të njëjtin emër me sulmuesin kroat e pa “Twitter” të mbushur me një mal me ofendime. Basketbollisti është mjaftuar me një mesazh: “Unë nuk jam futbollist”.

Më pas është bërë pjesë e shakasë duke shtuar: “Cili do të më urojë për kalimin te Atletico Madrid.”

Related posts

ANALIZË NGA FABIO CAPELLO/ Belgjika “ekip gënjeshtar”, Jorginhos i kërkoj falje

Delo.autor

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Shakhtar Donetsk-Inter. Rezultati 0-0

Delo.autor

PO SHKËLQEJNË/ Vëllezërit Hazard zbulojnë bastin mes tyre, për sezonin aktual

Isa.Autor

Leave a Comment